Lidhu me ne

Letersi

20 shprehje dashurie nga Pablo Neruda

14571962 1113809995369797 1448100421 o

Në 23 shtator 1973 Pablo Neruda u nda nga kjo botë dhe e ngriti penën e tij magjistrale në Olimpin e të mëdhenjve. Poet nga ata që prekin shpirtin dhe që mori me fjalët dhe përjetimet e tij edhe Nobelin për Literaturën. Për më tepër, Neruda pati një jetë të mbushur me magji.

Ai ishte edhe diplomat dhe pjesë aktive e partisë komuniste, angazhim politik i cili shpesh u transferua edhe te veprat e tij. I njohur për veprat e tijNjëzetë poema dashurie dhe një këngë e dëshpëruar dhe Një qind sonete dashurie, gjithashtu është i njohur për poema si Tanë është Kuba, Lartësitë e Macchu Picchu, Armiqtë dhe Nëse ti më harron. 


20 shprehjet e tij:

1. Që asgjë mos të na ndajë asgjë mos na bashkoftë.

2. I dashuroj këmbët e tua sepse shkelën mbi dhé dhe mbi erë dhe mbi ujë, deri sa më gjetën.

 3. Mund të presin të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalin pranverën.

4. Është aq e shkurtër dashuria dhe aq e gjatë harresa.

5. Më pëlqen kur hesht sikur të mos ishe dhe më dëgjon nga larg, dhe zëri im nuk të prek. Duket sikur sytë të të kenë fluturuar dhe duket se një puthje ta ka vulosur gojën.



6. Dashuri… çfarë vetmie endacake deri në shoqërinë tënde!

7. Nëse asgjë nuk na shpëton nga vdekja, të paktën dashuria të na shpëtojë nga jeta.

8. Ka një farë kënaqësie të çmenduria, që vetëm i çmenduri e njeh.

9. Fëmija që nuk luan nuk është fëmijë, por njeriu që nuk luan e humbi përgjithmonë fëmijën që jetonte brenda tij dhe do t’i mungojë shumë.

10. Dashuria lind nga kujtimi, jeton nga inteligjenca dhe vdes nga harresa.

11. Mos bëj me dashurinë çfarë bën një fëmijë me tullumbacen që kur e ka e injoron dhe kur e humbet e qan.

12. Kush zbulon se kush jam do të zbulojë se kush je.

13. Me një puthje, do dish gjithçka kam heshtur.

14. Ndonjë ditë në ndonjë cep, në çdo vend që s’ta merr mendja do të gjesh veten, dhe ajo, e vetëm ajo, mund të jetë më e lumtura ose më e hidhura e orëve të tua.

15. Përse të më vijë e gjithë dashuria menjëherë kur të jem i trishtë, dhe do të të ndjej të largët…

16. Vuan më tepër ai që gjithmonë pret se ai që kurrë nuk priti njeri?

17. Tek ti lumenjtë këndojnë dhe shpirti im me ta arratiset si e dëshiron ti dhe ku ti të duash.

18. Lotët që nuk qahen, presin në liqene të vogla? Apo do jenë lumenj të padukshëm që vrapojnë drejt trishtimit?

 19. Është e ndaluar mos t’i buzëqeshësh problemeve, mos të luftosh për çfarë do, të braktisësh gjithçka nga frika, mos të bësh realitet ëndrrat e tua.

20. Për trukun tim të ardhshëm kam nevojë të më puthësh dhe, në mënyrë magjike, do të shfaqen flutura në stomakun tënd. 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook