Aktualitet
LSI parti e shtresës të mesme, parti e shumicës
Deputetja Monika Kryemadhi e pranishme në Konventën e LGI-së në Gjirokastër vlerësoi se LSI si një parti të vërtetë e majtë, e cila përfshin dhe përfaqëson shtresat e mesme është për një largim nga politika e konfliktit. Kryemadhi tha se vendimi për të krijuar LSI ka qenë një vendim i rëndësishëm në jetën e saj.
“Politika ndonjëherë është shumë e egër, shumë e fortë, por ndonjëherë në momente të caktuara njeriu merr edhe vendime shumë të rëndësishme për jetën. Një nga ato vendime për mua ishte dhe krijimi i LSI-së, një parti e re me disa vlera që ne mendojmë dhe besojmë se LSI duke pasur si bashkëformuese Lëvizjen Rinore për Integrim dhe Lëvizjen e Gruas për Integrim do t’i çojë më tutje. Do t’i çojë më tutje sepse Shqipëria ka nevojë për një parti të vërtetë të majtë e cila përfshin dhe përfaqëson shtresat e mesme dhe atë shtresë që është shumica e popullit shqiptar. Ne kemi nevojë për një largim nga politika e konfliktit. Kemi nevojë për paqe shpirtërore me njëri-tjetrin sepse në fund të fundit, të gjithë provizor jemi në politikë, por e vetmja gjë që nuk është provizore është ky popull, këta njerëz , që e shikojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe besojnë se ky vend do të bëhet”, tha Kryemadhi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu