Gatime
10 zakonet më të këqija gjatë gatimit
Kur bëhet fjalë për gatimin, mund të keni disa zakone të këqija për të cilat as nuk jeni në dijeni. Një pjesë e tyre iu pengojnë të arrini perfeksionin në gatim, ndërsa pjesa tjetër, mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.
- Nxehja e vajit deri sa nxjerr tym. Kur vaji digjet ose ringrohet në mënyrë të përsëritur, shkatërrohen antioksidantët që përmban dhe formohen përbërje të rrezikshme.
- Ta përziesh shumë ushqimin. Shpesh, për të parandaluar djegien e ushqimit, e trazojmë shumë. Kjo lëvizje i shpërbën ingredientët dhe e bën pjatën më viskoze.
- Tejmbushja e tiganit. Të gatuarit ndonjëherë ka nevojë për durim. Tigani nuk duhet tejmbushur pasi kjo pengon që çdo ingredient të arrijë pikën optimale të gatimit. E njëjta gjë ndodh edhe me mishin.
- Nuk e lini mishin të pushojë. Kur e lëmë mishin të pushojë pak pas gatimit, ndodh rishpërndarja e lëngjeve dhe do të keni rezultate më të mira.
- Mos e shpëlani mishin pëpara se ta gatuani. Kështu e ndosni lavamanin tuaj me baktere që mund të jenë shumë të dëmshme.
- Përdorimi i tiganëve kundër ngjitjes me temperaturë të lartë. Temperaturat e larta mund të bëjnë që shtres kundër ngjitjes të lëshojë PFC (perfluorokarbone). PFC-të janë lidhur me dëmtimin e mëlçisë dhe probleme zhvillimore.
- Përdorimi i pajisjeve metalike në tiganë kundër ngjitjes. Mund të gërvishtni sipërfaqen e tiganit, që çon në gëlltitjen e PFC-ve. Përdorni pajisje druri.
- Përzierja e lëngjeve të nxehta pa fikur mikserin.
- Vendosja e enëve Pyrex mbi skarë.
- Përzierja e tepërt e brumit. Veprimi mekanik i përzierjes çon në formimin e glutenit dhe i bën gatimet tuaja më të forta.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu