Lidhu me ne

Kryesore

Pas debatit të parë, Hillary Clinton rifiton epërsinë në anketime

hillary-trump

Të gjitha sondazhet kanë pranuar në kor se Hillary Clinton ka fituar shumë nga debati i parë televiziv kundër Donald Trump.

Sondazhi më i fundit, nga Fox News që është tradicionalisht kritik ndaj kandidates demokrate e pranon se ajo udhëheq me 3% në rang kombëtar ndaj rivalit të saj.

Po askund nuk bie më në pah suksesi i ish-Sekretares së Shtetit sesa në Michigan, ku anketimet e para mbas debatit tregojnë se Hillary Clinton është 7% përpara republikanit Trump.

“The Detroit News” dhe WDIV-TV treguan të enjten në darkë se Hillary Clinton udhëheq me 7% edhe nëse llogarit dy kandidatët e tjerë. Ajo mbështetet nga 42% e votuesve, Trump nga 35%, Gary Johnson me 9% dhe Jill Stein me 3%.

Michigan ka rëndësi të madhe sepse është një nga shtetet e goditura prej tregëtisë së lirë kundër të cilës flet shumë Donald Trump. Në bazë të këtyre sondazheve nuk është habi nëse ky shtet ku jetojnë edhe shumë shqiptarë, të mbetet blu.

Megjithatë 9% e kandidatëve mbeten ende të pavendosur në këtë shtet, më shumë se një muaj nga zgjedhjet.

Ndërkohë, një anketim nga “Mason-Dixon” në Florida përfundoi se Clinton po e mund Trump 46% me 42%, një rezultat përtej kufirit të gabimit (3.5%). Libertariani Johnson ka 7% mbështetje dhe Stein e Partisë së Gjelbër vetëm 1%.

4% nuk e kanë vendosur ende.

Në New Hampshire, ku Trump ka premtuar një fitore suprizë, Clinton udhëheq me 7% pas debatit. Anketimi nga radioja WBUR i zbuluar sot na jep Clinton me 42%, Trump me 35% dhe Johnson me 13%.

Në Nevada, Clinton udhëheq gjithashtu me 6%.

Nuk ka më dyshim se debati i parë ka qenë shumë i frytshëm për Hillary Clinton dhe i dëmshëm për Donald Trump. Ajo që mbetet për t’u parë është nese epërsia e krijuar do të jetë afatgjatë, të paktën deri në debatin e dytë. (Ruben Avxhiu)

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook