Lidhu me ne

Temporal

Me aleancën e plehrave kundër aleancës së qelbësirave

Me aleancën e plehrave kundër aleancës së qelbësirave

Termi rilindje është asociuar tashmë me partinë socialiste, aqsa kur themi rilindje në mendje fill të vjen partia socialiste dhe jo rilindja e vërtetë kombëtare e para një shekulli.

Por ka edhe një term tjetër që me hir apo pa hir është asociuar me partinë socialiste apo koalicionin e majtë. Bëhet fjalë pikërisht për termin aleanca e qelbësirave, farkëtuar në një kontekst parazgjedhor këtu e tre vite më parë nga Much Nano.

Këtë term apo kontekstin e këtij termi e ka sqaruar disa herë ati i këtij termi. Por çe do se populli kupton atë që do të kuptojë ose atë që i vjen më për mbarë të kuptojë. Dhe ja ku jemi në pikën që edhe termi qelbësirë apo aleanca e qelbësirave të sjell në mendje koalicionin e majtë.

Por çfarë ndodh?

Megjithëse vitet kalojnë dhe thinjat shtohen, (Meditimin mbi thinjat e bëj sa herë shoh ndonjë intervistë të para disa kohëve të ndonjë politikani shqipëtar) disa kontekste nuk ndryshojnë. P.sh unë gjeta me një kërkim në google reagimin tim për  çeshtjen e plehrave, (tashmë të shndërruara në mbetje) http://www.respublica.al/arkiv-opinion/nga-italia-mbeturina-apo-florinj  bërë këtu e tre vite më parë.

Pas tre vitesh shohim me habi e me ca thinja më tepër në kokë, (ose për ata të rrugës së tullacllikut, me ca flokë më pak në kokë), sesi fajtorët janë bërë të pafajshëm dhe të pafajshmit fajtorë. E ndërsa çeshtja e plehrave shfaqet si skuthë sa herë që shqipetarët nuk e kanë mendjen aty (E kanë te hashashi)

Kurse gjëja pozitive që në mënyrë konsensuale vëmë re në këtë histori është reagimi qytetar. Si atëherë edhe sot qytetarët kanë ditur të reagojnë për çeshtjen e plehrave madje reagimi i dytë qytetar eshte shfaqur më me fantazi. (Kam parasysh këtu koshat e plehrave me ermrat e deputetëve).

Meqë aleanca e qelbësirave e realizoi misionin e saj duke e finalizuar me ardhjen në pushtet, do të thotë që ka nevojë për një aleance të re. Dhe në këtë kontekst plehrash, natyrshëm të vjen të thuash që një ndeshje në ring midis aleancës së plehrave kundër aleancës së qelbësirave do ishte përfekte.

Them aleancë sepse duket që betejat mund të fitohen vetëm në sajë aleacash, qofshin ato qelbësirash apo plehrash.

Heroi Zorro me sytë e maskuar që i vetëm u bën ballë kundërshtarëve duket se nder anet tona nuk ka shkelur akoma. Duket se përfundimisht në vendin tonë, aleancave u bëhet oponencë vetëm me aleanca.

Bilbil Beqiri/Podiumi.com

bilbil-beqiri

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook