Lidhu me ne

Kryesore

Historia e patreguar/ Kur Bashkim Gazidede rrihte me shpulla Fahri Balliun

Historia e patreguar/ Kur Bashkim Gazidede rrihte me shpulla Fahri Balliun

Janë ngjarje dhe histori të patreguara të cilat në fakt dihen nga pak njerëz. Qarkullojnë në qarqet mediatike dhe politike. Shumë detaje janë ende të pazbuluara, por ky është një nga rastet me më shumë dëshmitarë që tregohet sot me saktësi të plotë.

Bëhet fjalë për vitin 1994 kohë kur Fahri Balliu u emërua nga SHIK-u i Bashkim Gazidedes si sekretar i ambasadës shqiptare në Maqedoni. Sekretarët e këtyre institucioneve ishin nomeklaturë e SHISH. Në fakt Gazidede ka qenë kundër Fahriut, por ka qenë këmbëngulja e disa personave të rëndësishëm në PD që e ccuan Balliun në  Maqedoni. Gazidede e dinte mjaft mirë kush ishte ish-miku i Hekuran Isait, njëriu që shkruante dhe mblidhte fjalët e Enverit dhe Ramizit, njeriu që më shumë sesa ish – sigurims kishte qenë një raportues që nxinte në historinë e jetës të tij gjatë diktaturës.

Fahriu emërohet në detyrë, por menjëherë zbulohen aferat dhe skandalet e tij, Presidentit Berisha, ministrit të jashtëm Alfred Sereqi i shkojnë informacione se në Ambasadën Shqiptare në Maqedoni shiteshin të drejtat e studimit. Në atë kohë Shqipëria jepte të drejta studimi për shqiptarët në Maqedoni dhe konkursi bëhej nga ambasada, Fahriu i shiste këto të drejta studimi nga 500 deri në 1000 marka.

Pasi SHIK-u i Gazidedes mësoi se Fahri Balliu ushtronte veprimtari korruptive veproi menjëherë. Fahriun e marin për leckash dhe brenda ditës e sjellin në Tiranë, ku do zhvillonte një takim për të dhënë informacionet në lidhje me aktivitetin ku ishte përfshirë.

Në takim ka qenë i pranishëm Bashkim Gazidede ish kreu i SHIK, Visho Ajazi (Lika) në atë kohë nën/drejtor i kundër zbulimit dhe Bensnik Konçi që mbante të njëjtën detyre si Ajazi. Ky i fundit sot kreu i SHISH.

Fahriu sipas burimeve të CityNEWS hyri në zyrën e Gazidedes dhe u ul përballë kolltukut të tij. Pasi Bashkimi e pyeti për shëndetin i tha: Fahri si qëndron puna e shitjes të të drejtave të studimit në Maqedoni?

Balliu po përpiqej të justifikohej duke u fryrë si gjel më mendimin se miqtë që e kishin rekomanduar do e shpëtonin nga skandali.

Bashkim Gazidede ngrihet në këmbë dhe ja thotë të gjitha faktet në surat Fahriut, vetëm 5 cm larg hundës të tij, duke e quajtur, bastard, palaco, hajdut, sharlatan, mashtrues, plehrë, bajgë etj. Gazidede në nervozizëm e sipër e qëllon me shpullë dhe në momenti që Fahriu tenton të largohet i fut edhe një shkelm pas b….. –Dil jashtë pis i ndyrë, ishte fjalia e fundit që Bashkim Gazidede, i tha Fahri Balliut, pasi kishte investiguar dhe zbardhur një skandal në lidhje me shitje të të drejtave të studimit dhënë studentëve shqiptarë në Maqedoni. Kjo është një nga të paktat skandale të Fahri Balliut njeriut të Metës sot në media./Citynews

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook