Dritan Hila, ish-diplomat dhe ish-zv.ministër i Mbrojtjes ka menduar të ndryshojë krejtësisht profesion, duke u ndikuar së tepërmi nga ai i bashkëshortes së tij, gazetares Rudina Xhunga.

Ajo tashmë drejton emisionin “Dritare” në “Vizion +”. Ndërsa bashkëshorti deri tani ka qenë shumë aktiv në analizat e tij për zhvillimet në vend. Ndaj edhe ka menduar të realizojë një emision të ngjashëm me atë të bashkëshortes, por në një television tjetër.

Nga e enjta e ardhshme, Hila do të jetë drejtues i formatit televiziv “Arena”, duke tentuar nëpërmjet një hyrjeje të re, në botën e televizionit, ta shndërrojë orën 21:00 të së enjtes në “Ora News”, në një arenë debate, opinion dhe ballafaqimi politik.

Ishte presidenti i TRV “Ora News”, Ylli Ndroqi, ai që e ftoi Hilën të bëhej pjesë e televizionit që ai drejton. Këtë ftesë Hila e priti me shumë kënaqësi, duke pranuar të bëhët pjesë e grupit mediatik “Yldon”.

/Newsbomb