Lidhu me ne

Aktualitet

Muhabet në televizor

14468706_10154029078957198_6460307638563095744_o_2016_09_29_2323_1475185732

Kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama doli në një intervistë në televizionin “Klan” për të folur mbi situatën në vend. Intervista e një kryeministri ka rëndësi pasi kushdoqoftë personi, ai ka në dorë vendimmarrjen e përgjithshme dhe duhet dëgjuar. Sot intervista e zhvilluar kokë më kokë mes tij dhe moderatotit Blendi Fevizu, pritej me interes pse në diskutim publik është ligji për importin e mbetjeve që ka provokuar jo pak shqetësim.

Nga kryeministri priten sqarime, pritet që ai të flasë me fakte dhe dokumente mbi shqetësimet dhe pyetjet që bëhen, të bindë dhe garantojë dhe sidomos zbardhë se cilat janë arsyet e ndryshimit të qëndrimit të para 3 viteve më parë.  Asgjë prej këtyre nuk ndodhi. Dhe nuk ndodhi pse kryeministri shqiptar ia ka marrë dorën duetit në studio televizive ku ai preferon të bëjë viktimën, për të kaluar mandej në akuza për mediat se janë të pasakta, gjithnjë për t’i bërë bisht thelbit të çështjes dhe për të shmangur mbrojtjen e të vërtetave që ai pretendon se i ka ekskluzive dhe të fundit.

Në vend të një debati u vumë përballë një muhabeti televizv mes një njeriu që punon si kryeministër dhe një tjetri që është drejtues emisioni dhe gazetar. Ky format po rezulton inefektiv në shterrimin e pikëpyetjeve që vijnë nga publiku për shkak të paqartësive dhe dyshimeve që provokon sjellja e pushtetit. Ky format i dyshes intervistues – i intervistuar po lë të ikin pa u shpjeguar shumë çështje përmes tonalitetit banal të zënkave të improvizuara enkas dhe inskenimit të një miniparlamenti ku Edi Rama kërkon me sy e me kokë, ia bën me dorë dhe i kundërvihet Berishës së radhës. Dhe e realizon këtë duke denoncuar Blendi Fevziun si berishian, si pjesë e qeverisjes që shkatërroi Shqipërinë etj.. Ky është një rol që merr kuptim pikërisht nga ky format televizv që po vret dialogun e detyruar ku duhet të vendoset një kryeministër, i cili nëse do të ishte përpara përgjegjësisë të pyetjeve nga aktorë që janë grupe interesi dhe njerëz që kanë angahzim për çështje të caktuara, do të përdorte tjetër gjuhë. E pse jo edhe do të kafshonte gjuhën ndonjëherë.

Do të kishim një kryeministër që nuk mjaftohet të bëjë teatrin e radhës pse u drejtohet socialistëve, por një drejtues qeverie që vjen me dokumente dhe me fakte, pse jo më këshilltarë që të komunikojë me qytetarët që duan të dinë si qëndron e vërteta. Këtu çështja ka të bëjë me defiçencat që krijon një debat artificial – kokë më kokë – që i jep liri të pamerituar një njeriu politik si Edi Rama që të bishtnojë e të fyejë  pa mbarim, të fusë kokën si struci e të bëjë sikur nuk kupton.

Kryeministri u pyet pse kthen ligjin e mbetjeve, ai u përgjigj se në vitin 2013 bëhej fjalë për plehra dhe sponsorizim mafioz. Kur u vu para faktit se qeveria Berisha kishte reduktuar që pas vitit 2008 listën e mbetjeve që importoheshin nga 500 në 25, kryeministri pa pikë turpi deklaroi se “Berisha e bëri këtë si pasojë e presionit tonë të jashtëzakonshëm”.

Kur u përball me dokumente të pronësisë së fituar nga libanezi Mitri, Edi Rama u mjaftua me akuzën e pavlerë: se vendimin e dha gjykatësja. E më tej i cilësoi dokumentet e nxjerra si për këtë rast, ashtu edhe për atë të mbetjeve në dogana, si lajme të servirura nga kazani i shtypit. Kur u mburr se në Shqipëri këto tre vite kanë ardhur 2230 sipërmarrje të reja, ai u pyet për listën. “Shkoni e lexojeni”, tha kryeministri i Shqipërisë që një herë i pëlqejnë dokumentet e një herë tjetër i duken si të SHQUP-it.

Po drogë a ka në Shqipëri? Natyrisht që po, por po të jetë për Edi Ramën ne duhet të besojmë vetëm një raport të DASH të vitit të kaluar e asgjë tjetër.

Mund të vazhdohej pa fund me këtë muhabet në televizor që na ofroi sot Edi Rama, i cili në vend të debatit performoi si debatues duke mos thënë në fakt asgjë.

E njëjta sjellje si ajo e këtyre ditëve. Kryeministri zhvillloi një takim me industrinë e ricikluesve por nuk do të dëgjojë live, pyetje nga ambientalistët apo gazetarë kritikë ndaj tij edhe pse e ka për detyrim ta bëjë këtë gjë. Hera e fundit që e ka bërë këtë ka qenë për zgjedhjet e vitit 2013 dhe edhe atëherë duke djersitur. Mundet që Rama ta ketë kompleks kërkesën e llogarisë, por kjo aq na bën. Nuk kemi kusur të dëgjojmë pallavrat e një arroganti që po kryen një detyrë që kërkon përgjegjësi që ai s’i mban dot. I cili jeton duke u shtirur, duke akuzuar median por të cilës i shtron bankete në fund të vitit.

Dobësia e tij për t’u fshehur kaq gjatë dhe kaq shumë është një dhuratë falas sepse ajo që deri më dje dukej si pika e tij e fortë, pra Fjala, është në fakt pika e dobët kur i heq qetësinë psikologjike që i jep monologu dhe shmangia. Është koha që praktika e përballjes me një grup gazetarësh, me grupe interesi, por edhe me kundërshtarët në kohë zgjedhjesh të bëhet normë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Mix2 ditë më herët

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të...

Mix2 ditë më herët

Vakti i mëngjesit: Ja gabimet që “sabotojnë” rënien në peshë

1. E anashkaloni plotësisht mëngjesin Ndërsa disa studime raportojnë se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në marrje pak më...

Radar2 ditë më herët

“Vula e PD do kalojë në Strasburg”, Basha flet edhe për zgjedhjet e 11 majit

Lulzim Basha i kooalicionit Demokratët Eurotlantik ka folur lidhur me listat, koalicionet dhe 11 majin e zgjedhjeve parlamentare që na...

Kritike2 ditë më herët

Berisha, mall i skaduar që pengon PD të fitojë zgjedhjet!

Shkruar nga Spartak Ngjela Spartak Ngjela Prandaj, sikurse edhe kuptohet, gjendja e Partisë Demokratike ka vetëm këtë shpresë për të...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor, nuk do të mungojë dashuria dhe pasioni

Dashi Gjatë kësaj dite nuk do të mungojnë kënaqësitë për shumë çifte. Dikush do të kurorëzojë një ëndërr dashurie, ndërsa...

Mix2 ditë më herët

9 vite me Danny Fujikawa, por Hate Hudson refuzon të martohet! Ja pse?!

Kate Hudson gjatë paraqitjes së saj në “The Dreë Barrymore Show” ka pranuar se edhe pse ka 9 vite me...

Mix2 ditë më herët

Shtëpia prej 5 milionë dollarësh ku Meghan Markle filmoi serialin e saj: Pse s’zgjodhi rezidencën e saj?

Prona luksoze në Kaliforni ku Meghan Markle xhiroi serialin e saj të ri të Netflix “With love, Meghan” është bërë...

Mix2 ditë më herët

Celine Dion e ftuara speciale në ”Eurovision Song Contest 2025”?

Organizatorët e Eurovision Song Contest (ESC) shpresojnë të mirëpresin këngëtaren dhe ish-fituesen Céline Dion si një mysafire speciale në finalen...

Kryesore2 ditë më herët

Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?!

Koment nga ARDIT HAXHIJA Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?! Edi Rama po përpiqet ta shesë...

Facebook