Lidhu me ne

Kioske

Lotaria amerikane, pyetjet më të shpeshta

Lotaria amerikane, përgjigje nga avokati për pyetjet më të shpeshta

Avokati Kieran Both u përgjigje pyetjeve të lexuesve

Shumë prej lexuesve tanë kanë dërguar pyetje në lidhje me lotarinë për Green Card. Ne shpresojmë t’u jemi përgjigjur disa prej tyre në të kaluarën, dhe synojmë të publikojmë më shumë pyetje dhe përgjigje në të ardhmen. Ju urojmë fat të interesuarve për llotarinë amerikane për 2018!

Kur duhet të paraqes aplikimin tim?

Periudha e paraqitjes së aplikimit për DV-2018 fillon nga ora 12:00 (mesditë- Eastern Standard Time (EST ) ditën e martë, 4 October, 2016 deri në ora 12:00 (mesditë), dita e hënë, 7 nëntor 2016. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për të. Aplikantët inkurajohen të aplikojnë herët, e jo ta lenë për ditët e fundit. Departamenti i Shtetit nuk do të pranojë aplikime që vijnë pas mesditës së 7 nëntorit, 2016.

Ju mund të aplikoni në faqen e internetit të E-DV-së në www.dvlottery.state.gov

Unë ndodhem në Shtetet e Bashkuara. A mund të hyj në programin e llotarisë për green card-ën amerikane?

Po, aplikanti mund të jetë në Shtetet e Bashkuara ose në një vend tjetër, dhe mund të paraqesë aplikimin prej ngado.

A është e vërtetë që aplikimi bëhet vetëm një herë?

Po, ligji lejon vetëm një aplikim për secilin person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të zbuluar nëse ka aplikime më se një herë nga i njëjti person. Individët me më shumë se një aplikim/hyrje/ do të skualifikohen.

A mundet që bashkëshorti im dhe unë, secili, të paraqesim aplikime më vete?

Po, secili bashkëshort mund të dorëzojë nga një aplikim, veças, në qoftë se secili përmbush kërkesat ligjore. Nëse njëri bashkëshort është përzgjedhur, tjetri ka të drejtë për të aplikuar si një derivat/ i varur.

Cilët anëtarët të familjes duhen përfshirë në aplikim?

Për Bashkëshortin: Nëse jeni të martuar ligjërisht, ju duhet të listoni(vini në aplikim) bashkëshorten tuaj, pa marrë parasysh nëse ajo jeton me ju, ose jo. Ju duhet të listoni bashkëshorten edhe nëse jetoni veç, por të padivorcuar ende ligjërisht. Nëse jeni të ndarë ligjërisht, ju nuk keni përse ta vendosni bashkëshorten tuaj në listë. Pra, nëse jeni divorcuar ose bashkëshorti /bashkëshortja juaj është i/e vdekur, ju nuk e vini atë në listë.

Për fëmijët: Ju duhet të listoni të GJITHË fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç, në kohën e aplikimit, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj natyralë, apo të adoptuar -fëmijët e bashkëshortes tuaj, apo fëmijë që ju i keni adoptuar zyrtarisht në përputhje me ligjet në fuqi. Listoni të gjithë fëmijët që janë nën 21 vjeç, në kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju. Nuk është e nevojshme të listoni fëmijë që kanë marrë shtetësinë amerikane apo janë rezidentë permanente të SHBA.

Nëse keni listuar anëtarët e familjes në aplikimin tuaj, nuk është e nevojshme aplikimi për vizë për ta, për të emigruar / udhëtuar së bashku me ju. Megjithatë, në qoftë se ju nukdo t’i përfshini ata në listim, rasti juaj do të skualifikohej në kohën e intervistës për vizë, dhe as juve as asnjërit prej anëtarëve të familjes suaj nuk u jepet vizë. (Kjo vlen vetëm për ata që janë listuar si anëtarë të familjes në kohën kur është dorëzuar aplikimi origjinal).

Bashkëshorti /bashkëshortja /juaj, në qoftë se është e ligjshme ka të drejtë të dorëzojë aplikim më vete, edhe pse ai ose ajo është radhitur në aplikimin tuaj, për sa kohë që të dyja aplikimet të përfshijnë detaje mbi të gjithë vartësit(dependents) në familjen tuaj.

A duhet ta përgatis e dorëzoj unë personalisht aplikimin për llotarinë për green card, apo mund të bëjë edhe një tjetër për mua?

Departamenti i Shtetit inkurajon aplikuesit për të përgatitur dhe dorëzuar aplikimet vetë, por nëse e keni të vështirë, dikush tjetër mund ta përgatisë atë për ju. një avokat, mik, i afërm, apo dikush tjetër në emrin tuaj. Bëhet vetëm një aplikim.

Unë kam aplikuar fillimisht për vizë emigrimi në kategorinë e preferencave familjare. A jam i lejuar që ndërkohë të aplikoj edhe për programin e DV-së?

Po.

Sa kohë pas aplikimit do të vijë konfirmimi elektronik?

Ju duhet të merrni njoftimin konfirmues menjëherë, përfshirë bashkë me te edhe një numër konfirmimi që ju duhet ta ruani me kujdes. Megjithatë, natyra e paparashikueshme e internetit mund të rezultojë në vonesa. Ju duhet të godisni butonin “Submit” aq herë sa është e nevojshme deri sa të merrni njoftimin konfirmues. Me të marrë njoftimin konfirmues, mos e ridërgoni më informacionin tuaj.

Si mund ta di nëse jam përzgjedhur unë ?

Përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të kontrolluar statusin tuaj. Shikoni në faqen e internetit të E-DV-së nëwww.dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 Maj , 2017, deri më 30 shtator, 2018. Kjo është mënyra e vetme me të cilën do të merrni njoftimin nga Departamenti i i Shtetit, nëse jeni përzgjedhur. Mbajeni numrin e konfirmimit deri më 30 shtator, 2018 për cdo rast. Nëse ju jeni përzgjedhur, do ta merrni njoftimin vetëm nëpërmjet komunikimin me e-mail lidhur me intervistën për vizë, u jepen udhezime per aplikimin për vizë dhe u njofton për datën dhe kohën. “Entrant Status Check “ është e vetmja mënyrë nëpërmjet së cilës do ta merrni njoftimin nga Departmenti i shtetit nëse jeni përzgjedhur për llotarinë amerikane.

Sa kushton hyrja në programin “Diversity Visa”për fitimin e llotarisë amerikane?

Nuk ka asnjë tarifë për të dorëzuar aplikimin. Megjithatë, nëse ju jeni përzgjedhur, duhet të paguani të gjitha tarifat e kërkuara në kohën e aplikimit për vizë dhe të intervistës; pagesa bëhet tek arkëtari konsullor në Ambasadën e SHBA-së apo Konsullatë.

Illyria

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar19 minuta më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar37 minuta më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore50 minuta më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Radar23 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix2 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix2 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Facebook