Kryesore
Kryeministri humbet qetësinë dhe kalon në fyerje ndaj deputetes Hafizi
Kryeministri Edi Rama po jep shenja nervozizmi në raport me diskutimet për importin e mbetjeve. Ndoshta i kapur në befasi nga reagimi Rama ka humbur qetësinë, çka e ka shfaqur edhe sot në seancë plenare përballë deputetes Mimoza Hafizi.
Kjo e fundit ndër të tjera deklaroi se:
“Në 2013 janë ricikluar 10%, ndërsa vitin e shkuar 17% domethënë riciklimi është rritur me dyfishim. Pra në 2013, kur ky biznes punonte me 10% kapacitet ne e hoqëm ligjin dhe mirë bëmë, ndërsa tani që e kemi dyfishuar punën e këtyre bizneseve e risjellim ligjin. A ka njeri që e kupton këtë?”. Një pyetje që do të thotë se kur puna e industrisë është rritur, pse rikthehet ligji me pretekstin se puna ka rënë? Përgjigja e kryeministri ishte kjo:
“Ti pyete a ka njeri që e kupton këtë, po ti nuk je njeri atëherë. Këtë e kuptojnë njerëzit, po ajo nuk është njeri. Që të ndjehesh si gjithë njerëzit më dëgjo. Së pari unë thashë që në 2013 ishte ca më shumë se 10%, pasi nuk ka pasur asnjëherë matje statistikore si e kemi pasur ne dhe tani është 17%, do të thotë se këto biznese janë stërmunduar, por tani janë duke falimentuar”. Duket se dialogu për këtë çështje është mbyllur dhe atë do ta zgjidhë protesta, presidenti dhe mandej këmbëngulja për referendum, që është një e drejtë që nuk mund të mohohet.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu