Aktualitet
Artan Hoxha është një shpifaxhi i vogël
Deputeti Spartak Braho ka sqaruar në një intervistë se ai ka kryer një vizitë në burgun 302, por është takuar me nëndrejtorin e Burgjeve, Iliaz Labi, të arrestuar me akuzën e korrupsionit pasiv.
Braho thotë se ka qenë për vizitë bashkë me avokatin dhe nënën e Labit.
Sipas tij, ai nuk ka takuar as Dritan Dajtin dhe as Kastriot Ismailajn gjatë kësaj vizite.
Braho thotë se kamerat nuk kanë qenë të fikura, por e gjithë kjo histori është trilluar nga gazetari Artan Hoxha.
“Artan Hoxha është një shpifaxhi i vogël, që merret me intriga sepse sponsorizohet, kjo është e para. Nuk kisha asnjë arsyte tjetër për të takuar asnjë njeri tjetër. Të gjitha pretendimet e gazetarit Hoxha nuk kanë të vërteta pasi nuk konfirmohen nga raporti zyrtar i SHKB-së së Drejtorisë së Burgjeve. Ishte një vizitë humane, njerëzore dhe këtë unë e kam bërë për mjaft njerëz të majtë apo të djathtë qofshin. Por ai, Tan Hoxha e di shumë mirë këtë. Ai nuk e harron atë çantën time, ajo çanta ime ka 6 ndarje dhe një ndrje është për Tanin, po kismet”, thotë Braho për GSH.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu