Sport
Allianz Arena, stadiumi më i vizituar në Gjermani
Sipas revistës së specializuar ‘Stadionwelt Inside’, stadiumi ‘Allianz Arena’ në Mynih ka pasur numrin më të madh të vizitorëve në 6-mujorin e parë të 2016-s. Më shumë se 1.2 milionë vizitorë kanë qenë në ambientet e këtij stadiumi, i cili ndryshe nga impiante të këtij lloji, nuk zhvillon edhe evente të tjera si koncerte etj.
Pikërisht, 1.220.745 vizitorë e kanë vizituar ‘Allianz Arena’ në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Stadiumi i hapur në vitin 2005, në Fröttmaning, shënon numrin më të madh të vizitorëve, sipas revistës së specializuar ‘Stadionwelt Inside’. Për të përcaktuar renditjet nuk janë marrë në konsideratë vetëm numri i ndeshjeve sportive të luajtura, por edhe koncerte, evente B2B etj. Në fund të fundit, 60.592 të më shumë se 1.2 milionë personave që kanë vizituar ‘Allianz Arena’ kanë ardhur aty si pjesë e evenimenteve të organizuara nga kompanitë e tyre. Stadiumi është popullor jo vetëm për ndeshjet e futbollit të skuadrave pritëse. Dhe, edhe në këtë drejtim, është lider në Gjermani.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu