Lidhu me ne

Kioske

8 çiftet më të pavdekshme të kinemasë

8 çiftet më të pavdekshme të kinemasë

Disa çifte të ekranit do të dëshironim që të ishin edhe në jetën reale!

Nga Tom Hanks-Meg Ryan e deri te Jennifer Lawrence dhe Bradley Cooper, disa nga çiftet më të mira të ekranit të madh që janë rikthyer së bashku për filma të rinj.

Këta janë tetë çiftet më të pavdekshëm dhe të suksesshëm të kinemasë:

1.Tom Hanks dhe Meg Ryan

1

Në vitin 1990, dashamirësit e filmave panë për herë të parë çiftin Tom Hanks dhe Meg Ryan në filmin “Joe Versus the Volcano”. Çifti i famshëm kinematografik interpretuan bashkë edhe në “Sleepless in Seattle” (1993) dhe “You’ve Got Mail” (1998). Hanks dhe Ryan janë miq shumë të mirë dhe janë bashkuar në vitin 2015 edhe për filmin “Ithaca”.

2.Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet

2

Të gjithë e mbajnë mend Rozën dhe Xhekun te Titaniku. Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet u panë sërish bashkë 10 vjet pas filmit të famshëm, kur interpretuan edhe në “Revolutionary Road”.

3.Matthew McConaughey dhe Kate Hudson

3

Kate Hudson dhe Matthew McConaughey kanë interpretuar bashkë në filmat “How to Lose a Guy in 10 Days” (2003) dhe në “Fool’s Gold” (2008).

4.Richard Gere dhe Julia Roberts

4

Ndoshta çifti më i famshëm i kinemasë. Richard Gere dhe Julia Roberts ishin Edward dhe Vivian in filmin “Pretty Woman” të vitit 1990. Pothuajse një dekadë më vonë, u panë sërish bashkë në filmin “Runaway Bride” (1999).

5.Ryan Gosling dhe Emma Stone

5

Ryan Gosling dhe Emma Stone bënë audiencën të dashurohej me ta në filmin “Crazy, Stupid, Love” (2011). Interpretuan bashkë edhe në filmin “Gangster Squad” (2013) dhe do të jenë sërish bashkë në filmin e këtij viti “La La Land”.

6.Renee Zellweger dhe Colin Firth

6

Renee Zellweger dhe Colin Firth njihen edhe si Bridget e Mark të filmit “Bridget Jones’s Diary”. Ky film ishte shumë i suksesshëm dhe për këtë arsye pati edhe dy të tjerë pas tij: “Bridget Jones: The Edge of Reason” (2004) dhe “Bridget Jones’s Baby” (2016).

7.Jennifer Lawrence dhe Bradley Cooper

7

Jennifer Lawrence dhe Bradley Cooper kanë interpretuar së bashku në 4 filma gjatë këtyre 4 viteve të fundit: “Silver Linings Playbook” (2012), “American Hustle” (2013), “Serena” (2014) dhe “Joy” (2015).

8.John Corbett dhe Nia Vardalos

8

John Corbett dhe Nia Vardalos u bënë të famshëm me filmin “My Big Fat Greek Wedding” (2002) dhe patën bashkëpunim edhe në vitin 2009 me “I Hate Valentine’s Day”. Filmi i tretë së bashku ishte “My Big Fat Greek Wedding 2” i këtij viti.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix4 minuta më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar8 minuta më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar14 minuta më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar36 minuta më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar54 minuta më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore1 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Radar23 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Facebook