Gatime
Ja lista e ushqimeve që nuk prishen kurrë!
Edhe pse mund të duket e çuditshme, ka disa produkte ushqimore që nuk skadojnë kurrë. Kemi gjetur së paku gjashtë të tillë, që mund të blihen pa kontrolluar datën e skadencës.
E para është kripa: nëse në enën e saj vëmë dhe disa kokrra oriz, do qëndrojë shumë e shumë kohë pa u bërë e lagësht.
Po kështu edhe mielli i misrit: por duhet të ruhet në një vend të thatë dhe në një enë të mbyllur mirë.
Edhe pijet alkoolike nuk kanë datë skadence. Ndaj mos kini frikë që shishja e konjakuttë shtrenjtë që hapni një mbrëmje kur vjen një mysafir mund të mos presë të tjerë miq: mjafton që shishet e alkoolit t’i mbani larg dritës së diellit dhe ato nuk i gjen asgjë.
Kafeja e çastit dhe shurupi i panjës mund të rezistojnë për vite me radhë nëse i fusni në ngrirje.
Dhe në fund mjalti: nëse ndodh që të kristalizohet futeni në banjëmari për disa minuta dhe do bëhet si i sapoblerë.T
ani nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’i provoni.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu