Lidhu me ne

Kryesore

Përmbledhje e intervistës në Xing

Berisha: “Armina dhe Zeni po shkojnë drejt martesës”

“Jetojnë në shpinë e tyre, po ecin drejt një finalizimi. Unë respektoj dhe mbështes zgjidhjen e djalit tim dhe Arminës”, kështu i është përgjigjur Sali Berisha kureshtjes së Ermal Mamaqit lidhur me marrëdhënien e Shkëlzenit me Arminën. Për herë të parë ish-kryeministri Berisha është shprehur në publik për lidhjen e djalit të tij me blogger-en e njohur shqiptare.

Çfarë mendon Sali Berisha për Kim Kardashian dhe Irina Shayk

I vendosur përballë “makinës të së vërtetës” Sali Berishës iu desh të përgjigjej dhe për femrën më të bukur në botë. Pa lidhje me përgjigjen përfundimtare, ish-kryeministri bëri një parantezë: “Më mediatike është Kim Kardashian. Ndjej keqardhje që Kim Kardashian është kthyer në simbolin e femrës”, tha ai për yllin amerikan të provokimeve, në emisionin “Xing me Ermalin”.

Përgjigja e Sali Berishës për femrën më të bukur në botë ishte për aktoren Nicole Kidman, por sipas “makinës të së vërtetës”, doktori nuk ishte treguar i sinqertë pasi përgjigja e vërtetë ishte Irina Shayk. Por, edhe për modelen ruse, Sali Berisha e pati një koment: “Irina Shayk është shumë fluturuese”, tha ai për ish të dashurën e Cristiano Ronaldos.

Ermali nxjerr qesen e hashashit në emision, Berisha: “Do e pësosh si Eni Vasili”

Tema e ditës, muajit e ndoshta e vitit, Kanabisi, nuk i ka shpëtuar as Ermal Mamaqit në emisionin e tij të ri. Papritur, teksa zhvillonte një intervistë me ish-kryeministrin Berisha, aktori i humorit nxorri një qese të madhe me “bar” por Sali Berisha duket se ia preu hovin. “Kujdes Ermal se do na sjellësh policinë këtu, do e pësosh si Eni Vasili”.

Vetëm pak kohë më parë, gazetares Eni Vasili iu sekuestrua një degë e njomë hashashi të cilën prezantuesja e kishte marrë si ilustruese të temës së saj të emisionit. Policia mësyu në studiot e News 24 për të sekuestruar degën, duke e lënë Enin pa gjethe.

Berisha tregon politikanin që ka më shumë inat

berisha ok

Makina e të vërtetës ka qenë një nga minirubrikat që Emral Mamaqi ka patur gjatë intervistës së tij me deputetin demokrat Sali Berisha. Një nga pyetjet që Mamaqi i ka drejtuar Berishës para makinës së të vertetës ka qenë, ajo që lidhej me politikanin që Berisha ka patur më shumë inat, gjatë karrierës së tij.

“Politikani që kam patur më shumë inat si  bashkëkohës ka qenë Sllobodan Miloshevici”, është shprehur Berisha.

Berisha: Rama ta shpif, ndërroj kanal kur del në televizor

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ.	/r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish-Kryeministri Berisha i ftuar në TV Klan në programin “Xing me Ermalin” është pyetur nga Mamaqi nëse e ka ndjekur intervistën e Kryeministrit Rama me të. Me humorin që e karakterizon, por i drejtpërdrejtë Berisha është shprehur se rastësisht e ka parë dhe menjëherë ka ndërruar kanalin televiziv.

“Ai është artificial, ta shpif”, është shprehur Berisha duke shkaktuar të qeshura në publik dhe duke shtuar se Rama eshte me komplekse.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Mungesa e gjumit/ Si ndikon në shëndetin tuaj. Sa orë gjumë duhet të bëjmë!

Kur nuk flini mjaftueshëm gjumë, mund të ndiheni të lodhur dhe të lodhur për të kaluar ditën, apo jo? Por,...

Kryesore4 orë më herët

KQZ miraton renditjen në fletën e votimit. Ja numrat për çdo subjekt dhe koalicion

KQZ ka miratuar renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit pas shortit.  Renditja e subjekteve: 1.Koalicioni Partia Demokratike...

Kryesore8 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar8 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix8 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar9 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix9 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar9 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport9 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime9 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Facebook