Lidhu me ne

Kryesore

Korrupsioni me tenderin e uniformave të policisë, dyshohet se janë prodhuar në Shqipëri dhe jo në Turqi

Prokuroria e Tiranës do të bëjë sekuestrimin e llogarisë bankare të kompanisë “Marsi-&AL”, e cila ishte fituese e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit. Kjo gjë do të bëhet pasi dyshohet se kompania në fjalë, përveç veprës penale të mashtrimit, mund të ketë kryer edhe atë të falsifikimit të dokumenteve.
Mësohet se nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo kompani ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash si detyrim për prodhimin e uniformave, dhe pikërisht për këtë gjë është vendosur edhe bllokimi i llogarisë bankare.
Nga hetimet e deritanishme nuk ka rezultuar ndonjë shkresë ose provë nga dogana që fakton hyrjen e uniformave në Shqipëri, duke qenë se uniformat do të prodhoheshin në Turqi.
Analizat laboratorike kanë treguar se më shumë se 10 objekte të ndryshme që i përkasin uniformës së Policisë së Shtetit, nuk janë në parametrat e kërkuar sipas specifikimeve teknike të tenderit dhe në përputhje me kontratën e firmosur. Ndër materialet që nuk kanë qenë në përputhje me specifikimet e kontratës është objekti ‘Bluzë pambuku me 2 kopsa për Policinë Rrugore’, e cila është testuar në përdorim, nga ku ka rezultuar me humbje të ngjyrës (pjesa e verdhë) deri në 70% të saj”, sqaron më tej policia, e cila thekson se nuk i ka bërë asnjë pagesë kompa-nisë në fjalë, por e ka kallëzuar atë në prokurori për akuzën “Shpërdorim i kompetencave” raporton Gazeta Shqiptare.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore18 minuta më herët

KQZ miraton renditjen në fletën e votimit. Ja numrat për çdo subjekt dhe koalicion

KQZ ka miratuar renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit pas shortit.  Renditja e subjekteve: 1.Koalicioni Partia Demokratike...

Kryesore5 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar5 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix5 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar5 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar5 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport6 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime6 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Radar6 orë më herët

10 mistere amerikane për Gërdecin

Çdo 15 Mars media ofron detaje dhe fakte të përsëritura mbi dosjen ‘Gërdeci’. Fakte të stërthëna apo detaje të përzgjedhura...

Facebook