Endri dhe Jona janë dy të rinjtë që u lidhën në martesë këtë fundjavë me bekimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Në taracën e Bashkisë së Tiranës, e kthyer në lulishte, është organizuar ceremonia e celebrimit të dy të rinjve nga Tirana. Bashkë me fotografinë Veliaj përcjell edhe mesazhin:

Sa bukur, kur dy të rinj vendosin ta krijojnë familjen e tyre në Tiranë! Urime Endri dhe Jona, të trashëgoheni!