Lidhu me ne

Kryesore

Hapet “fajkoi i bardhë”; super-aeroporti 2 mld euro

Në kryeqytetin e Turkmenistanit është ndërtuar së fundmi një aeroport i ri. Në Asgabat, gjithçka duket spektakolare. I lartë me pesë kate, i gjithi i bardhë, me vetrata të mëdha, në formën e fajkoit. I përuruar të shtunën e shkuar, ai ka kushtuar më shumë se 2 miliardë euro, shpjegon agjencia shtetërore e lajmeve, e cila thekson se mund të presë deri në 1.600 pasagjerë në orë, për një total prej 17 milionë personash në vit. Objektiv, ndoshta pak si shumë ambicioz. Arseja? Vitin e shkuar, në vendin e Azisë qendrore kanë mbërritur vetëm 105 mijë turistë.

aero-1Turkmenistan është i mbuluar 90% nga shkretëtira e Karakumit, pasuri botërore e Unesco-s. Në vend, i cili fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjektik në vitin 1991, sot jetojnë më shumë se 5,2 milionë banorë. Burimi kryesor i të ardhurave: prodhon rreth 70 miliardë metra kub gaz natyral çdo vit.

aero-2Gjithsesi, si shumë vende post-sovjetike, korrupsioni është problemi kryesor. Sipas “Human Rights Watch”, Turkmenistani “është një nga vendet më represive dhe të izoluara në botë”. Sidoqoftë turistët janë të mirëpritur, ndonëse shumë ankohen për burokracitë e shumta për të mundur të hyjnë: të gjithë  vizitorët ndërkombëtarë, kanë nevojë për një vizë dhe për të qëndruar në vend për më shumë se 5 ditë, është e nevojshme një leje qëndrimi nga ana e qeverisë. Megjithatë, vizitorët duhet të jenë gjithnjë të shoqëruar nga guidat turistike zyrtare (Polimeks).

aero-3Ndërkohë, në terminalin e ri, është vendosur një fotografi gjigante e presidentit turkmen, Kurbanguly Berdymukhamedov. Aeroporti i ri mund të kalojë më shumë se 200 mijë tonelata mallra çdo vit.

aero-4

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar13 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix15 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix15 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix15 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix15 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar15 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix15 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix16 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix16 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook