Lidhu me ne

Kryesore

Këshilltari “falas” i kryeministrit i futet bamirësisë, Tony Blair mund të tërhiqet nga konsulenca për Edi Ramën

blerush_2016_09_21_1111_1474450299

Gazeta Shekulli shkruan se ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler ka deklaruar se do të mbyllë firmën e tij të konsulencës, dhe kësisoj vihet në pikëpyetja edhe aistenca e tij si këshilltar pranë Edi Ramës.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij, ish-kryeministri britanik ka thënë se një shumë substanciale të parave do t’i dhurojë për organizata jo fitimprurëse. “Për këtë qëllim ne jemi duke bërë ndryshimet e mëposhtme: do të mbyllim “Tony Blair Associates”. Do të mbaj një numër të vogël të konsulencave personale për të ardhurat e mia, por 80 për qind e kohës sime do të jetë për anën jo-fitimprurëse”, ka thënë Bler.  Refereuar kësaj deklarate Shekulli thotë se Tony Blair mund të mos jetë më këshilltar “falas” për qeverinë shqiptare.

Në fillim të gushtit të kaluar, Toni Bler erdhi te vila qeveritare në Dhërmi, duke shijuar pushimet në bregdetin shqiptar, nën shoqërinë e Edi Ramës. Ky i fundit postoi vetë në faqen e tij në “Facebook” një foto me ish-kryeministrin britanik.

Toni Bler u njoftua se do të ishte këshilltar i qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama që në ditët e para të formimit të qeverisë, në shtator 2013.  Ai do të jepte  këshilla për tërheqjen e investimeve, promovimin e turizmit dhe për t’i dhënë një hov të ri procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Rama kishte kërkuar  këshilla si se të modernizonte qeverinë apo të implementote axhendën e reformave.

Në fillim të gushtit 2013, Blair i organizoi Ramës vizitën e parë zyrtare në SHBA ku do takohej me liderë botërorë dhe aty rrëfente edhe angazhimin e vet si këshilltar qeverish dhe liderësh.

Në fund të vitit 2015, me një vendim qeverie, kompania e bashkëshortes së Toni Bler, Çeri, merrte edhe 150 mijë euro, për gjyqin e dështuar me “Rapiscan”, firmës që fitoi koncesionin nga Berisha për skanimin në pikat doganore. “Omnia Strategy”, kompania e zonjës Bler mendohet të ketë marrë gjithsej 645 mijë euro për të zgjidhur mosmarrëveshjet e qeverisë shqiptare me “Rapiscan”, kur në fakt nuk është zgjidhur asgjë, pasi firma vazhdon të marrë pagesat për çdo skanim.

E themeluar në vitin 2011 nga Çeri, “Omnia” ishte burim debati kur u zbulua se ishte paguar 500 mijë stërlina për konsulencë ligjore nga qeveria shqiptare. Debati lindi për shkak të rolit të Toni Bler si këshilltar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që prej vitit 2013.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 minuta më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix11 minuta më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar14 minuta më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar21 minuta më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar43 minuta më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar1 orë më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore1 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Radar24 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Facebook