Lidhu me ne

Kryesore

Jemi në luftë, por jo në luftë fetare

a208ed21b8d2429ba5090216eedbc40b_18_2016_09_21_0606_1474430746

Sociologu polak Zygmunt Bauman ka dhënë një intervistë për gazetën italiane, “Avvenire” ku flet për situatën e tanishme, luftën ku  ndodhet shoqëria si dhe keqkuptimet e saj. Frika është sipas Bauman burimi i këtyre që ndodhin, por një frikë “e pashprehur dhe e keqkuptuar”, e cila ushqehet  te religjioni dhe imigracioni, si dy teza politike të ditës.

Profesor, intuita juaj mbi postmodernizmin e paqëndrueshëm vijon të ofrojë një vështrim të qartë mbi kohën e sotme. Dhe në këtë paqëndrueshmëri po regjistrohen shpërthime të nacionalizmit, apo identiteteve religjoze. Si shpjegohet kjo?

Ta fillojmë nga problemi i luftës. Bota jonë bashkëkohore nuk përjeton një luftë organike, por të fragmentarizuar. Luftëra interesash, për para, për burime, për të qeverisur mbi kombet. Nuk e quaj luftë fetare, janë të tjerë ata që duan që të jetë e tillë. Nuk u përkas atyre që duan të besojnë se kjo është një luftë mes feve. Nuk e quaj as kështu. Duhet të jesh i kujdesshëm për të mos u tërhequr nga mentaliteti i kohës. Veçanërisht nga ai mentalitet që prezantohet nga politologu i radhës, nga mediat, nga ata që duan të fitojnë konsensus, duke thënë kështu atë që ata donin të dëgjonin.

Ju e dini mirë se në një botë të kapluar nga frika, kjo e penetron shoqërinë. Frika i ka rrënjët e veta në pasigurinë dhe ankthin e njerëzve dhe ndonëse kemi arritur një mirëqenie të madhe, jetojmë me një frikë po kaq të madhe. Frika e humbjes së pozitës. Njerëzit kanë frikë që të kenë frikë, edhe pa dhënë një shpjegim për motivet. Dhe kjo frikë kaq e lëvizshme, e fshehur, që nuk arrin të shpjegojë burimin e vet, është një kapital i paçmuar për të gjithë ata që duan të shfrytëzojnë për motive politike apo tregëtare.  Të flasësh në këtë mënyrë për luftërat dhe luftërat e feve është thjesht një nga ofertat e tregut.

Frikës së luftërave fetare i bashkohet ajo e migracionit. Vetëm pak vite më parë Umberto Eco thoshte se për atë që donte të kapitalizonte frikën e njerëzve, problemi i emigracionit ishte shfaqur si një dhuratë nga qielli…

Po kështu është. Luftërat fetare dhe ato të imigracionit janë emra të ndryshëm të përdorur sot për të shfrytëzuar këtë frikë sipërfaqësore e të pasigurtë, të shprehur keq dhe të keqkuptuar. Dhe këtu po bëjmë në fakt një gabim ekzistencial, duke ngatërruar dy fenomene të ndryshëm:

një është fenomeni migrimeve dhe tjetri është fenomeni i imigracionit siç ka vërejtur Umberto Eco. Nuk janë i njëjti fenomen, janë dy të ndryshëm.

Imigracioni është një bashkëudhëtar i historisë moderne, shtetit modern, formimi i shtetit madje është edhe një histori imigracioni. Kapitali ka nevojë për punë dhe puna ka nevojë për kapitalin. Migrimet nga ana tjetër janë diçka e ndryshme, është një proces që nuk mund të kontrollohet, që ndjek fillin e vet.

Si mendoni se mund të gjendet ekuilibri mes këtyre dy fenomeneve?

Zgjdhja e ofruar nga qeveritë është ajo e shtrëngimit të lakut të mundësisë së imigracionit. Por shoqëria jonë tashmë është në mënyrë të pakthyeshme kozmopolite, multikulturale dhe multifetare. Sociologu Ulrich Bek thotë se jetojmë në një gjendje kozmopolite të ndërvarësisë dhe shkëmbimit në nivel planetar, por as nuk kemi nisur që të zhvillojmë vetëdijen për këtë gjë. E menaxhojmë këtë moment me instrumentet e parardhësve tanë…është një kurth, një sfidë për t’u përballuar. Nuk mund të kthehemi pas e të ikim për të jetuar bashkë.

Si  mund të kryhet integrimi pa rritur armiqësinë, pa i ndarë popujt?

Është pyetja themelore e epokës sonë. Nuk mund të mohohet se jemi në gjendje lufte dhe me gjasë kjo luftë do të jetë edhe e gjatë. Por  e ardhmja jonë nuk është e ndërtuar nga ata që prezantohen si  “të fortë”  që ofrojnë dhe sugjerojnë zgjidhje në dukje të menjëhershme, njësoj si të ndërtosh një mur p.sh.. I vetmi personalitet bashkëkohës që i shtyn përpara këto çështje me realizëm dhe që i çon te çdo njeri është Papa Françesku. Në fjalimin e tij drejtuar Europës ai flet për dialogun e nevojshëm për të rindërtuar matricën e shoqërisë, të shpërndarjes së barabartë të fruteve të tokës dhe të punës, që të mos përfaqësojnë si të tilla bamirësi, por një detyrim moral. Kalimin nga një ekonomi e pastabilizuar në një pozicion që lejon shfrytëzim të tokës me punë. Për një kulturë që e privilegjon dialogun ai pjesë përbërëse e arsimit. Të bëhet kujdes, e përsërit: dialog – arsim.

 

Me shkurtime nga “Avvenire”

Përkthimi: ResPublica

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet2 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar19 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix20 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar20 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar20 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport20 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar20 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet20 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix23 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix23 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Facebook