Lidhu me ne

Kryesore

Ermal Mamaqi zbulon detajet: Ҫfarë ndryshon tjetër veҫ titullit…

ëtë të shtunë, Ermal Mamaqi do të nisë programin e tij të ri “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Siҫ ka lajmëruar edhe në profilet e tij sociale, ka zgjedhur edhe të ftuarin e parë, ish-Kryeministrin Sali Berisha. Por ҫfarë do të ketë ndryshe emisioni i ri i Ermali, i cili, siҫ tregon vetë moderatori, nuk është ndërprerë nga “6 ditë pa Ermalin.” Eksperienca e gjatë në Digitalb ka qenë një shkollë e vërtetë për të, sepse, siҫ tregon moderator, “Digitalbi ka qenë një shkollë e vërtetë dhe një start i cili do më shërbejë gjithë jetën.” Por emisioni i ri në Tv Klan, që do të nisë më 24 shtator, është në vazhdën e të njëjtit program që Ermali drejtonte edhe në Digitalb, ndonëse është sjellë në një formë të re: “Emisioni nuk quhet që është ndërprerë. E vetmja gjë që ndryshon është vetëm titulli…” – tregon Ermali në një intervistë të fundit për Prive.

“Xing me Ermalin” do të ketë larmi temash dhe të ftuarish, brenda humorit që përfaqëson emisionin, por këtë herë ajo ҫka synon më shumë ky program është depërtimi në më shumë audiencë duke përfshirë me këtë rast edhe publikun e Kosovës. “Xing me Ermalin”, i cili do të jetë nga 1 orë e 30 minuta deri në 2 orë, do të transmetohet edhe në Klan Kosova dhe për lidhjen me publikun e Kosovës, Ermali jep edhe më shumë detaje: “Unë besoj që publiku i Kosovës do të jetë një pjesë e rëndësishme e performancave gjatë transmetimit, pasi vëmendja e të gjithë stafit është që ky program të ndahet në të gjithë Shqiptarinë. Nuk dua ta zbuloj tani, por një pjesë integrale e emisionit që ka lidhje me orkestrën që do të jetë e përhershme në emision ka një përfaqësim direkt nga Kosova”, – shton më tej Ermali. Jo vetëm për të, por edhe për shumë artistë të tjerë nga Shqipëria, Kosova është një treg i madh e i gjerë, që e do artin po aq sa edhe publiku shqiptar: “Pa dyshim që Kosova është një treg i madh që i shtohet tregut të madh të Shqipërisë. Jo vetëm sponsorat, por edhe publiku është i domosdoshëm, kështu që artistët kanë një qëllim – të shpërndajnë sa më shumë dhe të kenë sa më shumë publik. Unë do isha gënjeshtar nëse do thosha që nuk e shoh financiarisht të ushqyeshëm këtë projekt, por gjithashtu më pëlqen edhe që e gjithë Shqiptaria të bëhet pjesë e këtij emisioni”

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix7 minuta më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix10 minuta më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar13 minuta më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar19 minuta më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar42 minuta më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar60 minuta më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore1 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Radar24 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Facebook