Lidhu me ne

Aktualitet

E ka marrë lumi këtë vend

still0920_00001

“Fiks Fare” vijoi mbrëmjen e së martës investigimin për sigurinë ushqimore, duke u ndalur tek qumështi, një produkt që konsumohet nga të gjithë, por sidomos nga fëmijët. Pavarësisht se është e ndaluar, në të gjitha tregjet e qytetit të Tiranës, shitet qumësht në shishe plastike nga banorët e fshatrave rreth kryeqyetit. Bidonat, që në shumicën e rasteve janë të deformuar nga përdorimi i shpeshtë, mblidhen nëpër koshat e plehrave dhe u shiten këtyre banorëve për 5 ose 7 lekë.

Një investigim i gazetarëve të “Fiks Fare” ka nxjerrë në pah rreziqet që sjell kjo tregti dhe pasojat që ka për konsumatorin. Rreziku bëhet edhe më i madh, pikërisht me rritjen e temperaturave, ku produktet ekspozohen nga pluhurat dhe dielli. Në minitregjet informale shiten edhe nënproduktet e qumështit, si gjalpi, djathi, gjizë, kos, etj.

Qumështi i shitur në kushte rruge nga banorët e fshatrave, i vendosur në shishe plastike të përdorura më parë, është i ndaluar që të tregtohet për shkak se është i pa kontrolluar. Nuk ka një ambalazh të përshtatshëm dhe është lehtësisht i kontaminueshëm. Për çdo sekondë që qumështi nuk ruhet në kushte frigoriferike, mikorobet në të shtohen me miliona. Dhe për më tepër, mund të mbart infeksione dhe sëmundje të transmetueshme tek njerëzit.

Lopët, dhitë dhe delet, edhe pse në pamje të jashtme duken të shëndetshme, mund të përcjellin nëpërmjet qumështit, për muaj dhe vite me radhë, brucela në sasi të mëdha. Njeriu bie në kontakt me “brucelozën” ose “ethet e melitensës” nëpërmjet konsumimit të këtij qumështi të infektuar (të pa zierë) ose të djathit të infektuar.

Bëhet fjalë për një sëmundje serioze, me kohëzgjatje të madhe, me rikthime të sëmundjes dhe me mundësi shfaqjesh të komplikimeve klinike. Pavarësisht se është i ndaluar, në të gjitha tregjet e Tiranës shitet qumësht në shishe plastike. Por, ku i gjejnë ata këto bidonë? Për më tepër, janë bidonë që, në shumcën e rasteve, janë të deformuar nga përdorimi i shpeshtë. Për 100 apo 120 lekë të reja, në treg mund të blesh një bidon 1.5 litërsh qumësht.

“Fiks Fare” ka dokumentuar shitjen e qumështit në rrugë, madje edhe personat që mbledhin bidonë plastikë në kazanët e plehrave. Ata që janë më pak të deformuar, nuk i prishin, por i vendosin në qese të veçantë. Më pas, me “porositë” e shitësve ambulant, i ruajnë dhe ua shesin atyrë.

Një nga bashkëpunëtoret e “Fiks Fare”, bisedoi me disa nga personat që mbledhin bidonë plastikë në kazanet e plehrave, apo në vendgrumbullimet e tyre. Shumica e tyre pranuan që këta bidonë ja shisnin banorëve të disa fshatrave. Këta të fundit i përdorin për qumështin.

“Ti e hedh në plehra, unë marr bidonin dhe ia shes fshatarit” i thotë gazetares së “Fiks Fare” një nga personat që mbledh bidonë në kazanet e plehrave. Megjithatë, ka edhe nga ata që, pavarësisht se mbledhin në plehra, nuk poranojnë që t’i shesin tek fshatarët edhe pse ja kërkojnë. Një prej tyre i thotë gazetares së Fiksit që të bëjë kujdes e të mos blejë qumësht në rrugë.

Kamera e “Fiks Fare” ka filmuar disa persona, të cilët shesin qumësht në rrugë, dhe i drejtohen kazanëve të mbeturinave për të marrë bidonë plastikë. Madje, disa prej tyre i marrin vetë nga nga këto kazanë.

“Fiks Fare” bleu disa shishe qumështi në disa tregje në Tiranë. Madje, edhe tek banorët e fshatrave që i marrin bidonët në kazanët e mbeturinave. Këto shishe qumështi i dërguam për të kryer analizat pranë ISUV.

Pas analizave, qumështi në shishet plastike, doli me ngarkesë të lartë mikrobiologjike. Madje, edhe me qeliza somatike të larta, çka tregon që qumshti mbart infeksione. Ky qumësht që shitet në rrugët e Tiranës ishte e papërdorshëm, si për prodhim, ashtu edhe konsumim, pavarësisht se ekziston një mit që me zierjen mikrobet zhduken. Nëse pika e vlimit është 100 gradë, bashkë me një pjesë të mikrobeve zhduken edhe vlerat në vitamina që ka qumështi.

 

Rreziqet nga qumështi që shitet në bidonë plastikëtë ricikluar dhe në rrugë

Mund të mbart ëbakterie të rrezikshme si “Salmonella”, “E Coli” dhe “Listeria”.

  • Jashtë frigoriferit, pas 20 minutash, bakteriet shtohen me një milion.
  • Më pas, shumëzohen me 10 dhe 100 fish.
  • Prania e mikrobeve dëmton proteinat.
  • Dobëson sistemin imunitar tek fëmijët.
  • Qumështi i infektuar shkakton “Brucelozën” ose “Ethet e melitensës”.
  • Ka kosto të lartë ekonomike, blini sot lirë dhe paguani 100 fish për shëndetin nesër.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar3 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix3 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix3 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix4 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske4 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix5 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook