Kryesore
52 vende të botës pranojnë 360 mijë refugjatë
Samiti për Refugjatët dhe Emigrantët i thirrur nga Presidenti i SHBA-ve Barack Obama vendosi pranimin e ligjshëm të 360 mijë refugjatëve. Në këtë samit merrnin pjesë 52 vende të botës.
Shtatë shtete të Europës – Rumani, Portugali, Spanjë, Çeki, Itali, Francë, dhe Luksemburg – do të pranojnë 10 herë më shumë refugjatë se vitin e kaluar.
Turqia, Tailanda, Çadi dhe Jordania do të ndihmojnë më shumë se sa një milionë refugjatë për t’u arsimuar, trajnuar dhe punësuar.
Presidenti Barack Obama u shpreh se “Ne nuk mundemi të heqim shikimin apo të kthejmë kurrizin – t’i përplasësh derën në fytyrë të gjithë këtyre familjeve do të ishte një tradhëti për vlerat tona më të thella.”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu