Lidhu me ne

Kryesore

“San Siro” mbush 90 vjeç

Në vitin 1971, në disa dyqane disqesh shfaqej “Parabola”, albumi i parë i Roberto Vecchionit. Mes 10 këngëve të tij veçohej njëra: “Luci a San Siro”, një përjetim nostalgjik i rinisë së këngëtarit të viteve ’70, e mbi të gjitha të një stadiumi që konsiderohet nga shumë milanezë si pika e referimit të qytetit.

Mund ta quani “San Siro”, apo “Giuseppe Meazza”, si të doni ju. Madje mund ta quani edhe si “La Scala e futbollit”, por kurrë nuk mund ta injoroni historinë e tij. Ndërsa sot, në përvjetorin e 90 të ditëlindjes së tij, një nga mediat italiane ka përcjellë edhe etapat më të rëndësishme të këtij impianti gjigant.

Etapa e parë, nisja e legjendës
Më 19 shtator të vitit 1926, stadiumi ku kishte zhvilluar ndeshjet Milani (ndërsa nga viti 1947 aty luan edhe Interi) do të përurohej me një derbi, gjithsesi në kuadër miqësoreje. Atë ndeshje e fitonin zikaltrit 6-3, por i pari që shënoi ishte milanisti Giuseppe Santagostino, i mbiquajtur ndryshe “Pin”. Stadiumi, i cili u kërkua me ngulm nga presidenti i atëhershëm i kuqezinjve Piero Pirelli, u ndërtua sipas një modeli anglez. Më saktë, një tribunë qendrore e mbuluar dhe pa pistë atletike që do të ndante shikuesit nga fusha e blertë. Ky ishte vetëm fillimi i legjendës.

Etapa e dytë, gjysmëfinalja e Botërorit
Më 3 qershor të vitit 1934, në këtë stadium do të zhvillohej gjysmëfinalja e Botërorit italian, mes Italisë dhe Austrisë së mrekullive. Ndeshja përfundoi 1-0 për “axurrët”, me një gol tepër të kontestuar të Enrique Guaita. Në fushë ishin edhe dy legjenda. Nga njëri krah Matthias Sindelar, i cili në vitin 1939 do të vdiste në rrethana misterioze pasi refuzoi publikisht të përshëndeste me stilin nazist përpara Hitlerit gjatë takimit të Anschluss, ndërsa nga krahu tjetër Giuseppe Meazza, i cili në atë kohë nuk kishte si ta dinte se ai stadium do të merrte së shpejti emrin e tij.

Etapa e tretë, koncerti i Bob Marley
Ishte 27 qershori i vitit 1980. Dita e koncertit legjendar të Bob Marley në “San Siro”, një prej më të mëdhenjve të karrierës së tij të jashtëzakonshme. Pasditen e asaj dite, hapjen e koncertit e kishte bërë Pino Daniele. Koncerti “Babylon” u mbyll me një prej këngëve të tij më të famshme “No Woman, no Cry”.

Etapa e katërt, Botërori “Italia ’90”
Pas pothuajse 70 vitesh, “San Siro” do të rikthehej të ishte në qendër të vëmendjes, si pritëse e një ndeshjeje të kampionatit botëror. E me këtë rast ishte ndërtuar edhe “unaza” e tretë e mbuluar e saj. Mes shumë diskutimeve, fjalët që lanë më shumë përshtypje, edhe pse papritur, ishin ato të aktores Edwige Fenech, që kur u pyet mbi stadiumin tha: “Më kujton paksa Calder, por mbi të gjitha Fernand Leger”. Ish-ylli i “Commedia Sexy” bëri më pas një paradë në ndeshjen përuruese, atë mes Argjentinës dhe Kamerunit. Një ndeshje që hyri në histori për shkak të fitores së pabesueshme të afrikanëve, pas golit të shënuar nga Omam-Biyik.

Etapa e pestë, finalja e Champions League
Ngjarja e fundit e madhe e zhvilluar në të ishte ajo e 28 majit të këtij viti. Finalja e Championsit mes Realit të Madridit dhe Atletico Madrid, një derbi tërësisht madrilen në ndeshjen e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Derbi “mbretëror” i zhvilluar në Milano do të vendosej vetëm pas gjuajtjes së 11-metërshave. Dhe, për të disatën herë në histori, edhe në këtë ndeshje më të mirën e mundshme arritën ta siguronin “Los Blancos”-it, që në gjirin e tyre kishin (dhe vijojnë të kenë) Cristiano Ronaldon, fitues të 3 “Topave të Artë”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix10 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix10 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix11 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar11 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix11 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar11 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix12 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix12 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar12 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook