Një renditje e re tregon cilat shtete kanë pasaportat më të fuqishme në botë. Indeksi i pasaportave, ku mund të shihni edhe vendin e Shqipërisë, rendit dokumentet tona të udhëtimit duke matur numrin e shteteve që mund të vizitohen pa aplikuar për vizë.
Hyrja në Shengen, ka ndihmuar shumë renditjen e Shqipërisë.
Renditja e vitit 2016 vendos Gjermaninë dhe Suedinë në majë të ligës së pasaportave. Mbajtësit e pasaportave gjermane dhe suedeze mund të vizitojnë 158 shtete pa nevojën për të aplikuar për vizë.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe ndanë majën e renditjes. USA tani ka zbritur në grupin e katërt. Pasaportat britanike kanë zbritur në grupin e dytë, ku gëzojnë të njëjtin status si Franca, Spanja, Zvicra dhe Finlanda. Harta tregon shpërndarjen botërore të pasaportave më të fuqishme dhe më pak të fuqishme, që paraqiten në ngjyrë më të zbehtë.
Dokumentet më pak të fuqishme u përkasin shteteve më të varfra, shpesh të përfshira në konflikt. Shtetasit e Afganistanit mund të vizitojnë vetëm 24 shtete pa aplikuar për vizë. Pakistani paraqitet pak më mirë, me 31 shtete që ofrojnë udhëtim pa viza. Pasaporta e shtetit më të ri të botës, Sudanit të Jugut të ndarë nga konfliktet mundëson vizitën pa viza në vetëm 36 shtete.
Një pasaportë e vetme afrikane?
Afrika e Jugut ka pasaportën më të fuqishme në kontinentin e Afrikës. Ajo renditet e 46-a në botë dhe poseduesit e saj kanë akses në 91 vende pa vizë.
Unioni Afrikan ka hedhur së fundmi një pasaportë të vetme afrikane provë që u lejon mbajtësve të saj akses në të 54-a shtetet anëtarë të UA-së.
Tani për tani pasaporta nxirret vetëm për krerët e shteteve, ministrat e jashtëm dhe përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare të UA me qendër në zyrat e Addis Ababa në Etiopi.
UA ka plane të heqë kërkesat për viza për gjithë shtetasit afrikanë dhe shtetet afrikane deri në 2018, sipas Agjendë së UA 2063. UA ka sugjeruar 2020-ën si datën e fundit për një dokument unik për gjithë qytetarët.
Drejtuesi i Komisionit të UA-së, Nkosazana Dlamini Zuma, e përshkroi nismën për një pasaportë të përbashkët si një hap të vendosur drejt objektivit për të krijuar një Afrikë të fortë, me prosperitet dhe të integruar, të drejtuar nga qytetarët e saj dhe të aftë për të marrë vendin që i takon në skenën botërore.
WE Forum
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu