Kongresi i Dytë Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2016 shënoi suksesin e rradhës në
mjekësinë shqiptare. Kongresi Ndërkombëtar Mjekësor IMCA II, organizuar nga Spitali Amerikan, i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, me një përfshirje mbarë botërore u përmbyll me sukses pas tre
ditëve, ditën e shtunë në dt. 17 Shtator; duke shënuar kështu një tjetër arritje në fushën e
mjekësisë në vend.
Pjesëmarrja e madhe e lektorëve dhe mjekëve nga brenda e jashtë vendit ka treguar për të dytin
vit rradhazi suksesin dhe interesin e lartë për t’ju bashkuar dhe qenë pjesë e këtij eventi
ndërkombëtar në fushën e mjekësisë.
Numri gjithnjë e në rritje i pjesëmarrësve në këtë event tre ditor, me mbi 1200 mjekë, specialistë
dhe infermierë vërtetoi sërish nevojën dhe domosdoshmërinë e programeve, informacioneve,
përqasjeve specifike që mjekësia në vendin tonë sot ka nevojë të përcojë tek mjekët.
E veçanta e këtij viti ishte zhvillimi i dy workshop-eve Laborator dhe Anatomi-Patologjike, për të
cilat pati një interes dhe pjesëmarrje të lartë të treguar në rradhët e profesionistëve të mjekësisë.
Përgjatë këtyre tre ditëve, të ftuarit e shumtë, të nivelit akademik nga vende të ndryshme të botës,
referuan arritjet dhe të rejat e fundit në vendet e tyre, duke e bërë këtë event, një dritare të
shkëlqyer të shkëmbimit të eksperiencave mjekësore, të përfitimit të njohurive më të reja,
protokolleve më të avancuara sidomos në rritjen e performancës mjekësore që fillon me
parandalimin e sëmundshmërisë nga tumoret, e më pas me trajtimin bashkëkohor dhe adekuat të
tyre.
Ky event, për të dytin vit rradhazi, i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, pati një përfshirje
mbarë botërore, duke sjellë në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga
specialitete të ndryshme të mjekësisë në botë, të cilët u dekoruan edhe nga Presidenti i
Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani.
Spitali Amerikan do të vijojë së shpejti proçesin përgatitor për zhvillimet e Kongresit të Tretë
Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2017.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu