Lidhu me ne

Temporal

Gruan dhe foshnjën e palindur i vranë të gjithë nga pak

spitali

Një 35 vjeçare, në muajin e fundit të shtatzënisë dhe fëmija e saj i palindur, humbën jetën në maternitetin “Koço Gliozheni” tre ditë më parë. Shkaku i vdekjes ishte gjakderdhje e brendshme në shpretkë, e cila nuk u arrit të diagnostikohej dhe të ndalohej nga mjekët e tre spitaleve kryesore të vendit, por u mësua vetëm pas kryerjes së autopsisë së viktimës.

Ngjarja

Viktima fillimisht i është drejtuar maternitet “Koço Gliozheni” në orën 22:15, të premten në mbrëmje vonë, me dhimbje të forta në pjesën e barkut dhe të gjoksit. Mjekët roje të maternitetit pasi kanë kryer vizitë kanë konstatuar se gjendja e fëmijës në bark ishte e shëndetshme dhe pacientja nuk ishte pranë lindjes. Ata kanë përjashtuar mundësinë që dhimbjet e pacientes të ishin për shkaqe të lidhura me shtatzëninë, dhe kanë dyshuar për problem kardiake.

Pasi kanë kërkuar ndihmë për mjekë kardiakë nga Qendra Spitalore Universitare e Tiranës (QSUT) dhe nuk kanë mundur që të sigurojnë një të tillë, ata kanë vendosur që ta dërgojnë pacienten në QSUT, disa kilometra më tutje.

Pasi e kanë kontrolluar për zemrën dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim për rreth katër orë, Mjekët e QSUT-së kanë përjashtuar problemet kardiake dhe, duke dyshuar për problem të mushkërisë kanë vendosur ta përcjellin viktimën në Spitalin e Sëmundjeve të Mushkërive (Senatorium), rreth 4 kilometra më tutje.

Pacientja ka arritur në Senatorium mes orës 3:30-04:00 të mëngjesit. Ata kanë përjashtuar menjëherë problemet e mushkërive, por kanë konstatuar se pacientja kishte hemorragji të brendshme. Duke e menduar se hemorragjia mund të ishte e lidhur me shtatzëninë dhe duke qenë se zyrtarisht pacientja ishte e maternitetit, ata e kanë rinisur atë drejt maternitetit “Koço Gliozheni”, ku ajo ka mbërritur rreth diku midis orës 4:30-5:00 të mëngjesit, në gjendje kritike për jetën.

Mjekët e maternitetit kanë ribërë menjëherë analizën eko dhe kanë konstatuar se fëmija në barkun e nënës kishte vdekur tashmë dhe ata kanë vendosur të ndërhyjnë për heqjen e tij. Gjatë kësaj procedure ose menjëherë pas saj viktima ka humbur jetën. Familjarët janë njoftuar për vdekjen e saj rreth orës 06:00 të mëngjesit, rreth tetë orë pasi pacientja u paraqit për ndihmë në maternitet.

Autopsia më vonë arriti në përfundimin se viktima ka pasur shpretkën të dëmtuar, nga e cila ka rrjedhur gjak, që ka qenë shkaku kryesor i vdekjes së pacientes. Ndërkohë, dyshohet se foshnja në bark ka vdekur për shkak të trajtimit të gabuar që ju bë pacientes në QSUT.

Pas vdekjes, familjarët e viktimës denoncuan shërbimin spitalor për neglizhencë dhe vonesë në dhënien e ndihmës. Sipas tyre urgjenca e maternitetit ishte e mbyllur dhe u është dashur të presin 20 minuta që aty të vinin mjekët; mjekët nuk i kanë bërë analizat e duhura; dhe materniteti nuk ka pasur ambulancë me oksigjen.

Ndërkohë prokuroria ka filluar të hetojë ngjarjen dhe ndaloi dy mjekët roje të maternitetit me akuzën e vonesës në dhënien e shërbimit edhe pse ky vendim i prokurorisë duket i ngutur.

Akuzave të familjarëve, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj iu përgjigj se “Ambulancat tona kanë të gjitha oksigjen, i kemi sqaruar rrethanat e vdekjes tragjike dhe nuk duhet hedhur baltë mbi mjekët”.

Rrethanat fatkeqe të vdekjes

Duhet theksuar se edhe pse rasti duket një rast rutinë që po të ishte trajtuar me profesionalizëm dhe përkujdesjen e duhur nuk do të ishte kthyer në një tragjedi, disa rrethana e kanë bërë rastin jo të lehtë për të gjithë mjekët që janë marrë me të.

Duket paradoksale, por edhe pse do mjaftonte një analizë gjaku në kohë dhe një eko e thjeshtë do ta kishte diagnostikuar menjëherë gjakderdhjen e brendshme, dyshimi për një gjakderdhje në shpretkë nuk është një diagnozë që mund të mendohej lehtë nisur nga rrethanat dhe simptomat e paraqitura.

Po ashtu është fakt se hemorragjia nga shpretka ka si shkak kryesor ose dëmtimin fizik të saj për shkak të traumës ose nga sëmundje të caktuara. Tashmë dihet se pacientja nuk ka kryer asnjë kontroll gjinekologjik gjatë katër muajve të fundit dhe nuk ka qenë e vetëdijshme se fëmija në bark ishte në një peshë të pazakontë, çfarë kërkonte një kujdesje të veçantë dhe mbikqyrje të vazhdueshme. Një hipotezë e mundshme është që shpretka është dëmtuar nga goditjet e fëmijës.

Nëse nuk është ky shkaku i çarjes së shpretkës, atëherë pacientja duhet të ketë provuar traumë fizike për çfarëdo shkaku të mundshëm ose duhet të ketë vuajtur nga sëmundje të caktuara. Fatkeqësisht, pacientja dhe familjarët e saj nuk kanë qenë fare të dobishëm për mjekët pritës të maternitetit, pasi nuk kanë ofruar asnjë informacion përvec përshkrimit të dhimbjes që përjetonte pacientja.

Sistemi skandaloz i kujdesit spitalor

Nuk ka asnjë dyshim që të gjithë mjekët që u morën me pacientin kanë në një mënyrë apo në një tjetër, në një masë apo në një tjetër përgjegjësi dhe me gjasa faj për të dy vdekjet. Disa prej tyre kanë dështuar si mjekë, profesionalisht dhe etikisht. Ka gjasa që disa prej tyre kanë tregur si shqetësim kryesor largimin e përgjegjësisë nga vetja më shumë se shpëtimin e saj.

Por kaq nuk mjafton për të rrokur gjithë të vërtetën. Një nga shkaqet kryesore të fatkeqësisë është fakti se edhe pse në gjendje të rëndë dhe për disa orë në gjendje kritike për jetën, e sëmura është transportuar në tre spitale të ndryshme në kushte transportimi që nuk ofrojnë minimumin e domosdoshëm për rastet kritike për jetën.

Kjo sorollatje jo vetëm ka rënduar gjendjen e saj, jo vetëm ka humbur kohë të rëndësishme për trajtimin dhe përkujdesjen ndaj saj, por ka humbur kohë të madhe përmes përsëritjes së njohjes me rastin dhe kryerjen e kontrolleve bazike nga e para në çdo spital.

Gjëja më skandaloze është se ndërsa pacientja u paraqit në një “spital”, ajo në fakt u pasua nga spitali në spital, në tre spitalet më të rëndësishme të vendit ku gjithsecili i kontrollonte vetëm një organ apo simptom: materniteti i kontrolloi vetëm gjendjen e shtatazanisë, QSUT-ja vetëm problemet kardiake; kurse Sanatoriumi vetëm problemet e mushkërisë.

Edhe pse pacientja ishte në gjendje kritike për jetën, secili nga këta spitale i ofroi vetëm një minimum dhe duket se kanë qenë të prirur ta shtyjnë tek tjetri menjëherë.

Është e pakuptueshme pse materniteti “Koço Gliozheni”, një nga dy maternitetet më të rëndësishëm në vend që kujdeset për mijëra raste në vit, nuk ka një kardiolog dhe ka një shërbim reanimacioni të papërshtatshëm dhe jo funksional.

Është e pajustifikueshme pse QSUT, e cila ka të gjitha aparaturat e imazherisë për të bërë një kontroll të plotë të brendshëm të pacientes, nuk e ka bërë një kontroll të tillë: urgjenca më e madhe në vend nuk arrin të diagnostikojë një hemorragji masive të brendshme, e cila mund të diagnostikohej me një analizë rutinë.

I gjithë sistemi i spitaleve kombëtare është një sistem i fragmentuar si nga pikëpamja e menaxhimit edhe ajo mjekësore duke rritur kostot, ulur efikasitetin dhe rritur rrezikun ndaj pacientëve.

Reforma në sistemin spitalor të vendit ka njohur vetëm dy zhvillime: privatizimin e shërbimeve tek klientët e qeverisë dhe krijimin e fasadave./Exit.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook