Lidhu me ne

Letersi

Duel

DUEL

Nata hesht. Errësirë. Rrugë të lagura. Vetmi.
Fshat i kredhur në gjumë qeton plagët,
tinguj zilkash nga larg më vijnë si shajni,
dy botë përplasen këtu në tharkun e pakët.

Dyzet vjet vetëm rrugët e atdheut kam bredhur,
ah, me mendje, them, kam bredhur krejt botën,
si këto zilka që në kllapinë e natës janë kredhur, –
dikur, në zanafillë e kam shpikur dhe kohën.

E kam shpikur siç shpiket tani çdo send i përdalë,
nga substanca të panjohura, formula, makete, dizajne,
dhe e kam vënë mes vitrinash të xhamta ngadalë,
pastaj jam larguar në heshtje, në udhë të errëta, hajne.

Në vorbullën e shpikjes tashi jemi kredhur të gjithë,
të gjithë jemi përfshirë nga ethet e shkrimit mbi dritë,
pranë nesh gjallojnë plot shpikës të verbër si urith,
dhe plot të tjerë që zilkën dëgjojnë si tundin dhitë.

Nata hesht. Errësirë. Rrugë të lagura. Vetmi.
vijon lufta me protagonistet e lashta: dy botë,
rend qenia mes tyre me drithërima si shajni,
ndërsa mortja troket lehtë portë më portë.

9 shtator 2016-Petrit Nika

images

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix16 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore17 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix17 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar19 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore19 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal19 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix20 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar20 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook