Lidhu me ne

Kryesore

10 kuriozitete rreth parasë që do t’ju habisin

Si funksionojnë kartëmonedhat plastike të Anglisë? Kush është monedha me e shkëmbyer në botë? Majmunët a dinë t’i përdorin paratë? Kush është personazhi historik, imazhi i të cilit shfaqet në numrin më të madh të kartëmonedhave? Kush është diferenca mes monedhës virtuale dhe kriptomonedhës? Në do të shuajmë 10 kuriozitet që kanë të bëjnë me paratë.

 

1-E papërshkueshme nga uji për shkak të plastikës, është kartëmonedha prej 5 paundësh që u lëshua nga banka më 13 shtator të 2016.  Bëhet fjalë për një prodhim italian, i shtypur në Casale Monferrato, falë materialit polimer, që zgjat 2.5 herë më shumë se 5 paundshi i vjetër.

Vitin e kaluar 21.835 kartëmonedha u deshën që të zëvendësohen për shkak të dëmtimit që kishin pësuar nga kafshimi i kafshëve, apo larja e tyre në lavatriçe. Tashmë ato janë më të vështira për tu falsifikuar për shkak se kanë një “dritare”, transparente  dhe futen më lehtë në xhepa apo portofola, pa u dëmtuar.

Përveç portretit të Mbretëreshës Elisabetta, kartëmonedhat e reja përfshijnë edhe atë të  Winston Churchill. Por nuk është një risi absolute: kartëmonedhat e para plastike janë futur në Australi në vitin 1992.

 

816504-2465-in-900x600

2- 100 bilion dollarë… Uauuu! Kjo është kartëmonedhë e emetuar në vitin 2008, nga banka qendrore e Zimbabvesë. Kjo është vlera më e lartë e prodhuar ndonjëherë, por me atë kartëmonedhë nuk arrin që të blesh as një abone javore autobusi.

Zimbabve po kalon një krizë të rëndë inflacioni të frikshëm. Çmimet dyfishohen nga sot-nesër: banorët për të bërë pazare dalin me qese plastike në dorë, të mbushura me monedha. Për të dalë nga kjo krizë, banka qendrore nga 15 gushti 2015, ka nisur konvertimin e dollarëve të vjetër të Zimbabvesë në dollarë amerikanë.

Kursi i këmbimit është tronditës: 1 dollarë amerikan për 35 miliardë dollarë të Zimbabvesë.

 

cappuccino-900x600

3- Në vitin 2005 , hulumtuesit në Universitetin Yale kanë arritur të demonstrojnë se nëse majmunët Capuchin ( Cebus capucinus ), trajnohen siç duhet, ata mund të mësojnë të përdorin paratë për të bërë pazare.

Gjatë eksperimentit, majmunët treguan një lloj lehtësie të përdorimit të kartëmonedhave: disa prej tyre vidhnin monedhat e disa të tjerë i përdornin për të blerë të mira materiale.

Ndërkaq, kishte edhe nga ata që i përdorën paratë për favore seksuale.

 

nazipound-900x600

4- Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët falsifikuan paundët britanikë me një vlerë totale prej134,610,810 paund. Qëllimi? Destabilizimi i ekonomisë britanike.

Edhe sot, paundët e rremë gjermanë, janë konsideruar në mesin e falsifikimeve më të mira të bëra ndonjëherë dhe është pothuajse e pamundur për t’i dalluar ato nga paundët realë.

U përdorën nga nazistët edhe për të liruar Musolinin nga “Campo Imperatore”.

 

sterline-900x600

5- Portreti i Mbretëreshës  Elisabetta gjendet në kartëmonedhat e 33 vendeve të ndryshme të botës.

Shfaqja e parë e portretit u vendos tek valuta kanadeze e vitit 1935, kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe.

Monarkja britanike është kreu i shtetit në të gjitha vendet që janë pjesë e Commonwealth-it.

 

australia-900x600

6- Procesi që ka të bëjë me njohjen e monedhave të reja, është i komplikuar.

Për shembull në vitin 1965, kur Australia braktisi paundin për të pasur një monedhe të sajën kombëtare, përpara se të zgjidhte fjalën dollar, qarkulluan emra të ndryshëm.

Mes tyre ishte edhe monedha e quajtur  Kanga (që vinte nga emri kangur), apo Emu.

 

13-900x600

7-Monedha më e përdorur në botë? Është dollari. Ndiqet nga euro, paundi anglez, juani kinez dhe jeni japonez.

 

bitcoin11-900x600

8- Jo të gjitha monedhat dixhitale janë të njëjta. Ka diferencë mes monedhës virtuale dhe kriptovalutës.

Monedha virtuale është përcaktuar në vitin 2012 nga Banka Qendrore e Europës “një lloj paraje dixhitale jo e rregulluar, e cila  u lëshua nga zhvilluesit e saj dhe që tani përdoret mes një komuniteti specifik virtual”.

Një kriptovalutë ( për shembull Bitcoin), është në mesin e monedhave dixhitale që përdor kriptografinë dhe është shumë e vështirë që të falsifikohet.

 

Aung San Suu Kyi
9 – Presidenti i Burmas në vitin 1988 vendosi që të zhdukë kartëmonedhat që nuk kishin të shfaqur numrin 9, sepse sipas tij ky ishte numri me fat. Banorët u hodhën në protesta sepse dolën jashtë përdorimit paratë që kishin kursyer për gjatë gjithë jetës. Protestat zgjatën prej disa muajsh dhe ushtria vrau rreth 10 mijë njerëz.  Ato u udhëhoqën nga Aung San Suu Kyi, e cila prej 1988 u bë një ikonë e lirisë në të gjithë botën.

 

liche-900x600

10- Në 2011, faqja e internetit “Airbnb”  publikoi njoftimin për të marrë me qira të gjithë Principatën e Lihtenshtajnit për 70,000 $  nata. Qiramarrësit mund edhe t’u jepnin emra rrugëve të Principatës.

Ideja nuk fakt nuk ishte e re. Në 2003, Karl Schwärzler nga Lihtenshtajni, “Nobel” për ekonomi hodhi idenë e marrjes me qira të të gjithë shtetit për konferenca, dasma  apo ngjarje të tjera.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix3 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore4 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix5 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar6 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore6 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal6 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix7 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar8 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook