Kryesore
Studenti shqipëtar Gledis Kallço – Ja çfarë ndjesie është të studiosh në MIT (Massachusetts Institute of Technology)
Çfarë ndjesie është të studiosh në MIT ?
Në fakt është një ndjesi e vecantë për faktin se është Universiteti nr. 1 në botë përsa i përket shkencave dhe teknologjisë. Në renditjen e fundit që ju është bërë universiteteve elitare në botë për vitin 2016 -2017 , MIT është renditur i pari.
Është një krenari dhe sfidë të studiosh në këtë universitet, ku sundon rregulli, dispilina, profesionalizmi dhe trajtimi human i studenteve. Çdo gjë është në perfeksion përsa i përket organizimit dhe punës me studentët dhe insitucionave kërkimore.
Këtu ka studentë të përzgjedhur nga shumë vende të botës, të cilëve ju është dhënë një shans për të perfeksionuar njohuritë e tyre . Përsonalisht ndjehem me energji pozitive për ta kaluar këtë sfidë të rëndësishme akademike dhe jo vetëm në jetën time.
Gjithsesi arritjen time në një nivel kaq të lartë përsa i përket arsimimit, e kam kaluar përmes disa shkallëve të rëndësishme shkollore, një nga të cilat sigurisht ka qenë dhe kolegji “Turgut Ozal“. Nuk është rastësi që nxënës të këtij kolegji kanë arritur elitën e universiteteve botërore.
Cila është arsyeja e zgjedhjes së degës që ju po studioni ?
Specifikimi i degëve bëhet vecanërisht në vit të dytë, por në semestrin e parë të vitit e parë unë kam zgjedhur degë që kanë lidhje me shkenca , ku natyrisht matematika eshte prioritare.
Shencat dhe vecanërisht matematika jane pasioni im dhe sigurisht këtë pasion do ta zhvilloj dhe në universitet. Krahas matematikes mendoj të studioj dhe ekonomine ose informatikën.
Çfarë lehtësirash ju ka ofruar kolegji “Turgut Ozal “ ?
Mendoj se për çdo nxënës është fat të studiojë në një kolegj të tillë si “Turgut Ozal“. Nxënësve në Shqipëri ju është krijuar një shans i madh për të studiuar në këtë kolegj me standarte ndërkombëtare, kushte perfekte, mesues te pergatitur dhe organizim model.
Ajo që doja të theksoja është fakti se në këtë kolegj bëhet një punë e diferencuar dhe cilësore me talentet. Jo rastësisht të gjithë nxënësit më të mirë në Shqipëri ndjekin këtë kolegj.
Personalisht në kolegj mu krijuan mundësitë që të studioj me metoda bashkëkohore, të marr pjesë në kurset javore të matematikës me pedagogë të njohur, të studioja një muaj në Turqi para olimpiadave, të merrja pjesë me mbështetjen e kolegjit në olimpiadat ballkanike, të më krijoheshin të gjitha kushtet për të thelluar njohuritë e mia në matematikë dhe shkenca. Unë nuk di shkollë tjetër në Shqipëri që ti krijojë këto kushte.
Në olimpiadat ndërkombëtare të matematikës jeni renditur në 3 vendet e para , ku në olimpiadën botërore morët medalje bronzi.Sipas jush cili është faktori i rëndësishëm për arritjen e këtij suksesi?
Mendoj se puna e vazhdueshme që kam bërë në vite, pasioni dhe mundësitë që më janë krijuar në arsimim kanë qenë faktorët kryesorë në arritjen e këtyre rezultateve . Që i vogël kama pasur pranë mbështetjen e gjyshërvetë mi (mësues matematike).
Më pas në kolegj mu krijuan mundësitë për të thelluar dhe avancuar njohuritë e mia , duke marrë pjesë në të gjitha olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare. Në rrugën time kam pasur fat që të kem pasur pranë njerëz që më kanë mbështetur ,që nga familja ime dhe më pas profesorët e mi . Edhe kolegji “Turgut Ozal “ ishte si një familje për mua, ku kam pasur fatin të kem pranë një profesor si Sabri Topsakal që jo vetëm e kam pasur mbështetje në matematike , por dhe në aspektin human si një njeri me shumë vlera .
Mendoj se sekreti i njen suksesi është pasioni , puna dhe shkollimi i duhur.
Cilat janë objektivat tuaja për të ardhmen ?
Objektivi kryesor është të përfundoj me sukses universitetin. Dua të bëhem dikush në profesionin tim për ti shërbyer vetes, familjes dhe vendit tim. Sigurisht që matematika dhe ekonomia dhe informatika më intrigojnë më shumë. Përpara kam një sfidë të bukur dhe të vështirë që dua ta kaloj me sukses.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu