ha

Ka një mundësi shumë të mirë që të hani më pak dhe të ndiheni të ngopur. Si është e mundur kjo? Në këtë artikull do ju tregojmë 5 mënyra që do ju ndihmojnë të hani më pak, pa e kuptuar edhe vetë një gjë të tillë.

Boll patë celularin

Ngrënia pa vëmendje çon në mbingrënie. Kështu ka treguar një vëzhgim i plot 24 studimeve. Të shohësh TV apo të kontrollosh Instagramin kur ha, bën që të hani më shumë sesa duhet. Gjithashtu, me celular në dorë ka më shumë mundësi që të hani edhe mes vakteve. Përqendrohuni në ushqim dhe do të ndiheni më të ngopur më shpejt.

Shërbejini vetes

Nëse do e mbushni vetë pjatën, vështirë se do të ngriheni për ta rimbushur. Dihet që ata që hanë shumë janë edhe dembelë, kështu që mos lini t’ju shërbejë njeri nëse doni të hani më pak.

Pini ujë në fillim

Uji zë shumë vend në stomakun tuaj, gjë që lë më pak vend për ushqim. Pra, do të ngopeni edhe më shpejt.

Përdorni pjata më të vogla

Zgjidhni pjata ose tasa më të vogla dhe do të shtoni më pak peshë. Studimet kanë treguar se ata që hanë akullore në tasa të mëdha, konsumojnë 31% më shumë sesa ata që i hanë në tasa më të vogla.

Përdorni lugë më të vogla

Jo vetëm pjata e madhe bën që të hani më shumë, por edhe luga e madhe. Është treguar se ata që përdorin lugë të vogël, hanë 15% më pak.