Lidhu me ne

Kioske

Kohë shpërthimesh

bregu_2016_09_17_0000_1474063500

Është kohë shpërthimesh. Madje shpërthime me magnitudë mediatike në kufijtë e katastrofës edhe pse asnjë dëm nuk duket në suvanë e vjetër të politikës.

Pak kohë më parë shpërtheu Tom Doshi kur akuzoi Ilir Metën se donte ta vriste. Shpërthim që çoi asgjëkundi.

Më tej shpërtheu Donald Lu kur foli për kriminelë në politikë e në Parlament. Diçka u bë, por jo kushedi çë.

Shpërtheu më vonë Ben Blushi. Bëhej fjalë për votën dhe statutin e PS-së. Kështu u tha në publik, se pale cca bëhet nga pas…

Shpërtheu edhe Ilir Meta, i cili humbi qetësinë kur doli në një konferencë për shtyp për të thënë se është dikush që do ta fusë në burg. Çfarë ndodhi? Nga burgu dhe zverdhja e fytyrës sot flasim për një kandidat për president, profili i të cilit spërdridhet si ajo zorra e ujit që lag trotuarin e mbinxehur nga vapa.

Nuk mjaftojnë këto shpërthime burrash. Këto ditë ka shpërthyer dy herë edhe Majlinda Bregu. Ka folur për probleme në PD e të tjera si këto pallavra që dëgjohen shpesh nga të papunë me fat. Bregu thuhet se e kishte një variant për të kaluar me Edi Ramën meqë pak muaj më parë doli në mëhallë pazari i deputetëve. Shpresonte edhe për ministre, ndonëse kur u pa që ai muhabet iku, doli edhe e mohoi. Ikën ca javë, tani shpërthen, nuk e mban dot dertin që i bren përbrenda.

Gjithë këto shpërthime në një vend që nuk mban më dot as edhe një lëkundje të vetme. Ndaj të falënderojmë Zotin që nuk na ka dhënë mendje tjetër ne popullit krenar shqiptar, që të shpërthejmë se kush e di se çfarë do ishte bërë. Shyqyr që e ka lënë me kaq se bëjmë si bëjmë e do dëgjojmë pordhët e ca e cave që me thënë të drejtën edhe argëtojnë goxha. Por edhe shumë në qafë nuk u do rënë, se ndoshta këta e të tjerë si këta e kanë për rutinë të thotë të vërtetën, por mediave u duket kjo si shpërthim.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix10 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix10 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore11 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix11 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar13 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore13 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal13 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix14 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar15 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook