Mix
Gur 40 kg mbi kokë, për dobësim
Të mbash një peshë të madhe për të humbur peshë. Ideja e pazakontë i ka ardhur në mendje një kinezi 54 vjeç, pak si shumë i shëndoshë, me dëshirën për t’u dobësuar.
Cong Yan, i gjatë 1.62 cm, peshonte 115 kg dhe një gjë e tillë nuk i pëlqente aspak. Dhe për këtë vendosi të mbajë dietë.
Por jo duke mos ngrënë apo bërë aktivitet fizik për të djegur kilogramët e tepërt. Në dietën e tij, vërtet e pazakontë dhe pikërisht “pa limit”, lëvizja ishte e parashikuar, por jo plotësisht. Praktikisht, në vend që të bënte gjimnastikë apo “jogging”, ai ka vendosur të ecë duke mbajtur një gur të madh mbi kokë.
I madh dhe para së gjithash i rëndë: një masë në fillim 15 dhe pastaj 30 dhe tani deri në 40 kg.
Ai ka ecur me atë peshë çdo ditë për 3 km në rrugët e qytetit të tij, Jilin. Thekson, se të paktën për të, metoda ka funksionuar, sepse në 3 vjet duket se ka humbur 30 kilogramë. Ideja i erdhi kur e kuptoi se ishte në formë të keqe dhe ishte i shqetësuar se një gjë e tillë mund të përkeqësonte shëndetin e tij.
Por nuk donte të pinte pilula dobësimi dhe vendosi të përqendrohej mbi ushtrimet fizike. Përveç se ka rifituar linjat e dikurshme, kinezi është bërë edhe i famshëm. Dhe koka, përveç se ka mbajtur pesha të rënda, pak i dhemb. Aq sa ka menduar për të hyrë në librin “Ginness”. Por problemi është që të paktën për momentin nuk ekzistojnë rekorde të tilla të arritura më parë nga njerëz të tjerë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu