Lidhu me ne

Aktualitet

A është PD-ja vërtet opozitë?

lulzim-basha_2016_09_17_1616_1474122425

Droga. Opozita ka gjetur më në fund të keqen pas së cilës e kundër së cilës të formulojë një kundërshtim “ideologjik” ndaj qeverisë që e barazon me krimin dhe trafikun. Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, ka dalë sot në një deklaratë për shtyp përmes së cilës ka përëritur tezën se çdo gjë që ndodh aktualisht jo për mirë në Shqipëri ka të bëjë me drogën, me kanabisin që po mbillet kudo.

Droga po vret, madje nuk po kursen as brenda familjes. Droga po shkatërron burimet natyrore të vendit, duke i vënë të gjitha në dispozicion të trafikanteve. Droga po shkatërron shoqërinë duke i kthyer njerëzit e zakonshëm madje edhe fëmijët në shkelës të ligjit dhe në kriminelë. Droga po pushton politikën: policia dhe qeveria janë të kapura nga trafikantët dhe janë vënë në shërbim të tyre. Droga po shkatërron procesin politik: sikurse u pa në Dibër, tashmë edhe zgjedhjet i vendosin kriminelët. Edi Rama dhe qeverisja e tij i ka vënë shqiptarët para dy alternativave: ose të vihen në shërbim të kriminelëve të drogës ose të emigrojnë. Edi Rama vetë është me kriminelët. Ai ju ka dhënë atyre lirinë dhe fuqinë ta kthejnë Shqipërinë në pronë të krimit, mjaft që t’i shërbejnë atij me para dhe vota”, tha Basha që shpalli kështu paradhënien e atij që duket të jetë aksioni i ri i PD-së: një koalicion kundër Kartelit të Drogës që qeveris vendin.

Nuk ka asgjë të re në këtë qëndrim. Kthehemi pas në kohë dhe kujtojmë Sali Berishën në opozitë në vitet 2003-2004, kur Fatos Nano, asokohe kryeministër shpallej Padrino i klanit të Zemunit, kur Ilir Meta ishte përfolur më herët kumbar i kokainës, apo edhe Edi Rama si lavatriçe e Ballkanit.

“Me duar të pastra”, deviza e opozitës së kohës për të ardhur në pushtet u tret si kripa, sapo PD-ja, në ballë të cilës tashmë qëndronte edhe z. Basha, erdhi në pushtet. Asnjë qeveritar i arrestuar, asnjë masë ndëshkimore, disa arrestime të anëtarëve të disa bandave dhe ja, rendi u vendos. Më tej normaliteti politik i Shqipërisë njohu një skaj të ri moraliteti, kur Fatos Nano, padrinua, u thirr si kandidat për President.

A nuk po ndodh e njëjta gjë sot? Ilir Meta po thirret në skenë të përfaqësojë unitetin e shqiptarëve si president, ndërkohë që akuzat që janë bërë mbi të e profilizojnë më shumë si përfaqësues i unitetit të krimit? Dhe opozita, PD-ja, Lulzim Basha, që sot na shfaqet si tribun i shpëtimit të vendit, nuk ka asnjë fjalë për të thënë. Ai duket se do të lërë të kalojë edhe kjo gjë, ashtu siç kalojnë të tjerat. Sepse Basha dhe çdo gjë që ka mbetur aty në partinë e tij, janë reduktuar në një parti, apo grup ekonomik që bëjnë llogari numrash, ekzistojnë përmes kësaj aritmetike shenjën e barazimit të së cilës e posedon një njeri si Ilir Meta.

Është keqkuptim i madh që kësaj lloj organizate politike që si apologjet të kryetarit, i cili njësoj si një monark, refuzon të replikojë me vartësit, por gjen alter egot e veta, ka Genc Rulin, ta quash ende opozitë. Opozita është frymë, është vullnet për ndryshim, është kurajo, është sinergji e vlerave e cila nuk bën kompromise të këtilla me të ardhmen. Një opozitë si ajo që vlon sot në mendjet e qytetarëve do të duhet të skualifikonte – të paktën si aleancë paraelektorale – një koalicion me Ilir Metën. Do të duhej të na jepte shembuj se për çështje madhore si koncesionet, përgjimi, apo edhe kjo e drogës i shteron të gjitha instrumentet që ka në dispozicion. Do të duhej të bindte se do të ketë ndëshkim real, se nuk ka asnjë të imunizuar më, pse i tillë është zullumi.

Droga, trafiku, e çdo aktivitet i paligshëm që ndodh në përmasa të këtilla, janë lojë e politikës. Për këtë nuk duhet të ketë iluzione. Dhe është po politika që ka në dorë të vendosë mbylljen e tyre. Nisur nga kjo e vërtetë, PD-ja e ka jo dhe aq të vështirë ta deklarojë këtë gjë, të bindë sesi do të zëvendësojë ekonominë e krimit me ekonomine reale dhe legale. Nëse nuk e bën, atëherë thjesht po merret me llafe.

Jo. Lulzim Basha po heq një lojë të vjetër. Atë të denoncimit. Ai po bën qytetarin dixhital në kostum politikani. Po bën gazetarin që ka të garantuar tirazh të lartë të deklaratave të veta. Lulzim Basha po pret, po fiton kohë, po formulon alibi për zgjedhje. Derisa degradimi i pushtetit të jetë i tillë që t’i afrohen për pazar.

Sepse që të ndjekësh lojën dhe sakrificën që kërkon një opozitë e vërtetë, duhet ta fillosh njëherë nga vetja. Dhe Basha është njeriu i një akuze për korrupsion në shifra gjigande.

“Ka një vendim gjykate”, do të shprehej dikush. E vërtetë dhe penalisht Basha është i pastër. Por nuk ka asnjë vendim gjykate që të vendosë besimin dhe shpresën te njerëzit. Sidomos kur janë gjykata si këto që vetë politika i çoi në fazë të fundit.

Një ngjarje ka shenjuar sjelljen e elektoratit shqiptar: kjo është videoja Prifti – Meta. Për atë video u bë edhe një demonstratë, u vranë katër njerëz dhe asgjë më tej. Kjo video është e rëndësishme pasi asgjësoi çdo element besimi dhe shprese te politika. Jo se më parë kishte besim aq shumë, por kishte ende një rezervë etike mes “bazës” dhe politikës lart. Videoja e anulloi këtë marrëdhënie kaq të domosdoshme, pasi ajo u hapi sytë të gjithëve, se Lart jo vetëm vidhet, por vidhet në mënyrë banale. Se aty Lart nuk ka nevojë të dish ndonjë gjë, aty nuk ka shtet. Aty thjesht duhet të jesh i zoti të shkosh, vetëm e vetëm se shton zerot pas asaj prerjes prej 50 euro që bëka magji me zgjedhjet.

Me zgjedhjet në Dibër, Partia Demokratike po jep një tjetër shembull të shformimit të saj, të aksit moral dhe programor, që i ka degdisur si artifica të nevojshëm për referencë formale. Ajo po preferon një analizë sipërfaqësore, krejt të njëanshme të asaj që ndodhi, për ta ngritur në simbol të një beteje që e shpall për të disatën herë si epike. Nuk ka situatë më komike, sidomos përballë një elektorati që përveç shqisave natyrore me të cilat është i pajisur, i shtohet edhe mosbesimi absolut.

Lulzim Basha po bën një monolog të cilin edhe ashtu e reciton shumë keq. Edhe sikur të marrim të mirëqenë atë që na thotë ai, një fakt nuk i shpëton vëzhgimit: Korruptimi që vjen nga paratë e drogës ka përparësi dhe forcë depërtuese shumë më të madhe sesa çdo ofertë që bën sot PD-ja e Bashës.  E cila nuk distancohet nga droga – pasi ka mbrojtur dikur Lazaratin – por nga fakti se atë po e luan dikush tjetër. Çfarë do të bëjë PD-ja për ta kthyer këtë situatë? Do të nxjerrë Bashën të bërtasë e të denoncojë sa herë ka ndonjë ngjarje si rrëzimi i avionit? Këtë punë po e bëjnë më mirë 4-5 portale. Për çfarë duhet një parti?

PD-së i mungon aksioni, vizioni dhe dëshira për të qenë OPOZITË. Dwshira e vërtetë.

Por ndoshta koha i jep të drejtë. Parë nga perspektiva e kryetarit dhe disa deputetëve, por edhe nga përvoja që na tregoi Edi Rama, mjafton të presësh. Të paktën të bëjmë një marrëveshje e të mos e quajmë opozitë. Boll kemi gënjeshtrën 25 vjeçare: e majtë dhe e djathtë./Respublica.al

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix4 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook