Kryesore
A duhet kombinuar rripi me këpucët?
Edhe pse ngjyra e rripit dhe e këpucëve jo domosdoshmërisht duhet të jetë e njëjtë, duhet patur kujdes që të mos krijojë kontrast. E zeza dhe ngjyra kafe janë më të vështirat në këtë rast. E zeza duhet të kombinohet vetëm me të zezën dhe ngjyra kafe vetëm me nuancat e saj. Për shembull, këpucë ngjyrë gështenje kombinohen shumë mirë me rrip ngjyrë çokollate. Por një palë këpucë ngjyrë kafe shumë të çelur do të ishte gabim të kombinoheshin me një rrip kafe të errët.
Nuk duhet të kombinohen me të njëjtën ngjyrë kur kemi rastin e ngjyrës blu. Të bësh bashkë një palë këpucë kamoshi ngjyrë blu dhe një rrip kamoshi në po të njëjtën ngjyrë, do t’ju bëjë të dukeni që jeni përpjekur shumë dhe do të dukeni të ekzagjëruar. Edhe në këtë rast, kombinimi duhet bërë brenda të njëjtës gamë ngjyrash.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu