Jeta nuk është gjithmonë një shëtitje e këndshme në park. Si arrijnë njerëzit e lumtur të kalojnë një ditë të vështirë? Këto këshilla janë gjëra të vogla që njerëzit e lumtur bëjnë që jeta e tyre të jetë më e mirë.

Ata i kthejnë gabimet në mësime

Edhe pse këta njerëz përpiqen të jetojnë në perfeksion, gabimet janë të paevitueshme. Është e rëndësishme të inkurajosh veten kur nuk je shumë i kënaqur në punë, ose gjërat nuk po shkojnë siç duhet në një marrëdhënie, në mënyrë që t’i shndërroni gabimet në diçka produktive. Nëse diçka shkon keq, konsiderojeni si mundësi të rriteni dhe të bëheni një version më i mirë i vetes tuaj.

Ata qëndrojnë ‘offline’

Të fiksohesh pas rrjeteve sociale është një zakon i keq që të gjithë e kemi, por po të kalosh kohë duke parë foto nga pushimet e mrekullueshme të njerëzve ose të darkave luksoze ka një impakt të keq tek ju. Bëni një pakt me veten tuaj të shkëputeni pak nga këto rrjete gjatë ditës, ndërkohë lexoni një libër, telefoni një mik, ose thjesht vendosni të kujdeseni për veten tuaj.

Nuk shqetësohen për gjërat e vogla

Gjithmonë do të ketë ditë të këqija. Duke nxituar ju mund të derdhni kafen në t-shirt-in tuaj të preferuar, aksidentalisht mund të bëni një gabim në punë. Ka pasoja shumë të mëdha kur e lini veten të veproni në kohën që jeni i mërzitur, i zhgënjyer ose në ankth, por duhet të kujdeseni që mos të jenë reagimet tuaja finale. Përpiquni të lini pas dore gjërat e vogla që nuk i kontrolloni dot dhe të fokusoheni më shumë në aspektet pozitive të jetës.

Ata planifikojnë udhëtime

Edhe pse ndoshta ju nuk mund të përballoni një udhëtim anë e mbanë vendit, ka plot mënyra për të udhëtuar me buxhet të ulët. Të provosh një eksperiencë të re kulture apo ushqimi është një mënyrë e mrekullueshme të sjellësh pak ekstra lumturi në jetën tuaj. Nëse vendosni të udhëtoni vetëm ose me miqtë tuaj, udhëtimi ju ndihmon të krijoni kujtime që zor se do t’i harroni.

Ata janë falenderues

Të thuah ‘Faleminderit’ është një mënyrë e thjeshtë për t’i ndriçuar ditën kujtdo që takoni. Gjatë një ditë të ngarkuar, ndaloni një moment dhe jini mirënjohës për gjërat që keni.

Ata i japin vetes një pushim

Të qëndrosh për kohë të gjatë në zyrë, ekziston një truk që do t’ju ndihmojë të jeni më i lumtur dhe produktiv: merni një pushim. Sillni ushqimin tuaj me vete, ecni nëpër korridore ose thjesht dilni jashtë të merni pak ajër.

Kthejnë listën e gjërave që duhen bërë në një lojë

Të bësh punët e shtëpisë nuk konsiderohet qejf, por gjenden gjithnjë mënyra për ta shndërruar ditën tuaj në diçka më ekzaltuese. Herën tjetër që ju duhet të pastroni dhomën tuaj, vendosni një alarm 10 minutësh dhe ‘garoni’ kundër orës për të përfunduar më shpejt nga çfarë kishit menduar.

Ata ndërtojnë marrëdhënie

Të mbash lidhjet shoqërore është një gjë e rëndësishme për t’ju drejtuar drejt një jete të lumtur. Nëse keni pak miq të ngushtë, ose një rreth të madh miqsh, të mbash kontakte me një mik, i cili mund të të ngrejë humorin, do t’ju sjellë një diferencë të madhe.

Ata nuk fajësojnë askënd për të shkuarën

Në vend që të ankoheni për gjërat që kanë shkuar keq në të kaluarën, jepini jetës tuaj kuptim duke parë drejt së ardhmes. Kur qëndroni pozitivë dhe mendoni për gjërat që doni të arrini, do të jeni në gjendje të gjeni qetësi.

“Shtiren”

Disa ditë thjesht nisin keq, e që në momentin që ju zgjoheni, ju përpiqeni të gjeni një justifikim vetëm e vetëm që të mos ngriheni nga krevati. Kur nuk keni zgjidhje tjetër përveçse të ngriheni dhe të merni përsipër përgjegjësitë e ditës, vendosni një buzëqeshje fallco në fytyrë dhe nisni ditën.

Ato marrin nisma

Në vend që të presin për mundësi që të vinë, ato marrin kontrollin e situatave në dorë, duke e sfiduar veten. Merrni nisma, kërkoni një mundësi të re pune ose nisni një ndërmarrje të re.

Nuk sakrifikojnë planet e tyre

Të flesh disa orë më shumë mund të bëjë një diferencë të madhe. Ato kur ndihen në presion, ecin përpara, duke mos sakrifikuar planet e tyre.

Ato ushtrojnë aktivitet fizik

Ndoshta një maratonë nuk po duket ende në horizont, por aktiviteti fizik është pjesë e rëndësishme e një jetë të lumtur. Ato kujdesen kaq shumë për këtë pjesë.

Ato janë të ndershëm

Ato thonë “Ndershmëria është politika më e mirë”, dhe kur ajo sjell lumturi dhe mirëqënie nuk mund të jetë më shumë e vërtetë. Gënjeshtrat shkaktojnë stres dhe jeta është shumë e shkurtër për të mos jetuar në mënyrë të paharrueshme.

Ato nuk e krahasojnë veten me të tjerët

Çdo kush ka fatin e tij në jetë, dhe kur ju filloni të krahasoni veten me të tjerët, ju fokusoheni në jo progresin tuaj personal. Të mësosh të lësh të ikin gjërat që ju pengojnë të ecni para, do të iu ndihmojnë të fokusoheni në suksesin tuaj.