Lidhu me ne

Temporal

The Economist: Një komplot jashtëzakonisht i madh po ndodh në Turqi

The Economist: Një komplot jashtëzakonisht i madh po ndodh në Turqi

Masat e ashpra pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi, janë shndërruar në gjueti shtrigash. Ato që po i bëhen lëvizjes, janë shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në vitet 1950 në Amerikë, shkruan revista The Economist në një editorial.

Revista e përjavshme “The Economist”, në numrin e saj të fundit në versionin e shkruar ka botuar një shkrim të gjatë me titull “Spastrimet e gylenistëve në Turqi” dhe thekson se masat e ashpra pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi nuk janë asgjë tjetër veçse një gjueti shtrigash. Revista nënvizon faktin se “masat e ndërmarra, gjithnjë e më shumë i ngjanë një gjuetie shtrigash, jashtëzakonisht shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në Amerikë në vitet 1950 nga senatori Joe Mçarthy”.

Shkrimi i revistës prestigjioze “The Economist” fillon me historinë e pushimit nga puna të një akademikeje të universitetit “Gediz”, Ishtar Gëzajdën dhe bën një pasqyrim të plotë të pasojave sociale të këtyre spastrimeve. Sipas revistës, masat kanë prekur direkt më shumë se 100 mijë njerëz në të gjithë vendin, ndërkohë që spastrimet përfshijnë ushtarakë, akademikë, nëpunës civilë, gazetarë, biznesmenë, pilotë dhe njerëz të profesioneve të ndryshme.

Mbi 100 mijë spastrime. Kur fillon gjuetia e shtrigave, është e vështirë ta ndalësh

Shumica e analistëve të huaj mendojnë se një bashkëpunim i oficerëve me backgrounde të ndryshme  ishin pjesë e tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut për të rrëzuar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan. Por, qeveria fajëson vetëm xhematin. Spastrimet që kanë nisur me urdhër të z. Erdogan kundër grupit dhe simpatizantëve të kësaj lëvizjeje, kanë prekur më shumë se 100 mijë njerëz. Javën e kaluar 50 mijë nëpunës civilë u pushuan nga puna me një dekret të posaçëm. Ushtarakë, gazetarë, akademikë, pilotë të forcave ajrore dhe shumë biznesmenë janë të gjithë në shënjestër të këtyre masave.

Shumë më e madhe se gjuetie e shtrigave e senatorit Mccarthy

Masat e ndërmarra, sipas shkrimit të “The Economist”, gjithnjë e më shumë i ngjajnë një gjuetie shtrigash, jashtëzakonisht shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në Amerikë në vitet 1950 nga senatori Joe Mccarthy. “Viktima e fundit e këtyre spastrimeve është dhe një këngëtar i muzikës pop (Atilla Tash) i arrestuar për publikimin e analizave në një gazetë të lëvizjes Gylen dhe një balerin u largua nga Teatri i Operas dhe Baletit (Jyxhel Emre Kajnarsu), pasi gjoja kishte shitur shtëpinë e tij përmes një banke që kishte lidhje me lëvizjen e Gylenit (të cilën ai e mohon). Autoritetet kanë mbyllur mijëra  shkolla, biznese dhe fondacione. Sipas një ministri, shteti ka konfiskuar asete të mbështetësve të Gylenit që arrijnë vlerën më shumë se 4 miliardë dollarë”.

“Ndërkohë spastrimet janë shtrirë dhe në konfliktin e Turqisë me pakicën kurde, e cila gjatë vitit të kaluar ka intensifikuar luftimet e ashpra në jug-lindje të vendit. Qeveria tani ka në plan të pezullojë 14 mijë mësues për lidhje të dyshuara me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Kur fillon gjuetia e shtrigave, është shumë e vështirë që ta ndalosh”.

Qeveria po ia faturon gabimet e saj lëvizjes Gylen

Në shkrimin e saj revista “The Economist” nënvizon faktin se pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit të 15 korrikut, qeveria po ia faturon të gjitha gabimet dhe dështimet lëvizjes Gylen dhe me këtë veprim ajo po përpiqet që të rishkruajë historinë nga e para.

“Qeveria bën përgjegjëse Lëvizjen Gylen për dështimin e planit të paqes më Partinë Popullore të Kurdistanit (PKK) si dhe për vonesat në nisjen e luftës kundër ISIS. Pas kopetencave të pakufishme pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nuk ekziston pothuajse asgjë dhe asnjë mundësi që të kontrollojë shtypjet e presidentit Erdogan”.

Paranoja është shtrirë përtej kufijve të Turqisë.

“Paranoja tashmë është shtrirë dhe përtej kufijve të Turqisë. Në Holandë, shkollat që kanë lidhje me lëvizjen Gylen kanë punësuar roje të sigurisë, pasi prindërit janë ankuar për kërcënime të vazhdueshme ndaj tyre dhe fëmijëve të tyre. Në Bullgari, qeveria ka deportuar një person në Turqi, pas pretendimeve se ai kishte lidhje me lëvizjen Gylen, pavarësisht kundërshtimit të gjykatave të këtij vendi. Agjencia shtetërore turke e lajmeve, “Anadollu”, ka publikuar “listat e zeza” të personave dhe subjekteve që akuzohen si të lidhura me lëvizjen Gylen për secilin vend. Një prokuror turk së fundmi akuzoi Vatikanin se ka emëruar Gylenin si “kardinal sekret” në vitet 1990”.

Kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë Turqisë

Turqit laikë nuk kanë simpati për gylenistët dhe i kanë patur dhe ata në shënjestër të spastrimeve të tyre në fillim të viteve 2000. Ata kanë mbështetur “kryqëzatën” e qeverisë ndaj lëvizjes, një mbështetje e shprehur qartë në tubimin e gushtit në sheshin Jenikapë të Stambollit. Por, ndërkohë persona pa asnjë lidhje me lëvizjen Gylen janë spastruar, të cilët në fakt janë kundërshtarë të tjerë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, dhe madje edhe disa nga përkrahësit e partisë, kanë filluar të frikësohen se mund të kenë të njëjtin fat. “Kjo nuk është ajo që ne kuptojmë me [shpirtin e] Yenikapsë”, tha Kemal Kilicdaroglu, lideri i partisë kryesore të opozitës, CHP, më 3 shtator. Ky keqkuptim mund t’i kushtojë shtrenjtë Turqisë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook