Kritike
Është tragjike
Është tragjike që Banda Reperësh trubosh dhe pa identitet, janë objekt frymëzimi i brezit të fëmijëve dhe adoleshentëve tanë…
Modeli i tyre frymëzon një rini të varfër të kërkojë pasurimin tek droga dhe armët. Sherret e rrugëve janë normë për të rritur përmasat e emrit të grupit. Po kështu makinat luksoze dhe vajzat më shumë të zhveshura se çdo gjë tjetër që qëndrojnë rreth tyre. Sipas tyre kjo është cool life.
Në fakt s’është asgjë më shumë se stupid life and poor life. Një jetë e çmendur, e varfër (sepse asgjë sa më sipër s’ka të bëjë me pasurinë dhe lumturinë e vërtetë) një mënyrë të jetuari e cila herët a vonë të çon drejt shkatërrimit.
Pastor Akil Pano
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu