Kryesore
Afera Shukri jep efekt të kundërt, pjesëmarrje e madhe e grave në votime
Muharrem Rama, kandidati i majtë për zgjedhjet e bashkisë së Dibrës kryeson garën ndaj rivalit të tij Sherefedin Shehu. Avantazhi i Ramës në Në 1/4 e kutive të numëruara Rama ka qenë rreth 1500 vota dhe sipas gjasave, kandidati i koalicionit të majtë ka më shumë shanse të jetë kryetari i ri i bashkisë.
Votimi i djeshëm u shoqërua nga akuza për blerje votash nga të dy palët politike. Ndërsa PD akuzoi se banorët e një fshati në Dibër kapën një fugon me miell që do shpërndahej në këmbim të votës, nuk munguan as akuzat për fotografimin e votës nga të dyja palët. Ajo që bie në sy është përqindja e lartë e femrave në këto votime, me rreth 58 % të pjesëmarrjes. Në Dibër u mbajtën zgjedhje pasi ish-kryebashkiaku, Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra për shkak të përfshirjes së tij në një aferë seksuale.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu