Aktualitet
Foto vote, miell gruni
Zgjedhjet në Dibër kanë prodhuar lajme që e kthejnë në satirë edhe një proces kaq të rëndësishëm. Partia Demokratike njfton se banorët në fshatin Lishan i Epërm kanë konstatuar një furgon që shpërndante miell në këmbim të votës. Banoret kanë kryer arrestimin qytetar për shoferin e furgonit dhe kanë sekuestruar sasinë e miellit.
Ndërsa Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit të majtë denoncon fenomenin e fotografimit të fotës në qendrën e votimit nr.1130, në fshatin Pekë të njësisë administrative Melan. Vota është fotografuar nga një votues i kandidatit të koalicionit të opozitës, Sherefedin Shehu.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu