Lidhu me ne

Gatime

Akulloret, rrezik helmimi nga ngjyruesit kimikë

Akullorja është një nga kënaqësitë më të mëdha në jetë, që nga ana tjetër shoqërohet me ndjenjën e pangatërrueshme të fajit. Ditë të tilla të Gushtit ku vapa përvëlon si prush, zgjojnë dëshirën për një akullore të ftohtë me shije fantastike: fruta pylli, vanilje apo çokollatë. A e keni vrarë ndonjëherë mendjen për përbërësit e vërtetë të akullores që blini në treg? Recetat mund të kenë ndryshuar, por ajo që duhet të dini është se shumica e akulloreve që shiten në treg sot janë përbërje kimike të transformuara në pako joshëse shumëngjyrëshe. Akulloret përmbajnë përzierje kimike dhe substance si propylene glycol, ethyl acetate dhe ngjyruesin Yellow 5 që ndikon tek alergjitë, azma, migrena, ankthi dhe problemet në sjellje. Për më tepër akulloret e paketuara bukur janë të pregatitura me vajra të hidrogjenizuar, shurup misri me fruktozë dhe qumësht pluhur. Ndonëse legjislacioni në shumë vende perëndimore nuk i detyron prodhuesit e akulloreve të listojnë të gjithë përbërësit e akullores, informacioni për to gjendet shumë lehtë. Disa prej akullorve komerçiale përmbajnë diethyl glycol një kimikat shumë i lirë që përdoret edhe në substancat që heqin bojën. Tek akulloret që kanë shije qershije gjendet kimikati Aldehyde C-17, një lëndë e djegshme që përdoret në bojëra, plastikë. Akullorja me shije vanilje ka në përbërjen e saj piperonal një kimikat që përdoret kundër parazitëve. Akulloret me shije ananasi kanë në përbërjen e tyre një kimikat të njohur si Ethyl Acetat që përdoren për të pastruar lëkurën dhe tekstilet. Ajo që është më e frikshmja është që avulli që lëshon Ethyl Acetat shkakton dëme kronike të mushkërive, mëlçisë dhe zemrës. Rreziqet që vijnë nga akulloret e vjetëruara Helmimi është rreziku kryesor që vjen nga një akullore e paketuar dhe e vjetëruara, ose e sezonit të shkuar. Duhet të dini që data e skadencës nuk duhet të jetë informacioni i vetëm që mund t’ju mjaftojë për të vendosur nëse një akullore është e sigurt për t’u ngrënë apo jo. Duhet të shikoni më kujdes nëse akullorja ka një paketim të hapur, të fryrë ose nëse është ruajtur në kushte optimale. Shumica e akulloreve që shiten në treg janë përbërje kimike të transformuara në pako joshëse shumëngjyrëshe.

20160816152659223

Akulloret e vjetëruara kanë tendencën të jenë objektiv më i lehtë i baktereve të dëmshme. Këto baktere lulëzojnë në ushqime të pasura me proteina siç janë vezët, shpendët, mishi, peshku dhe produktet e bulmetit. Ngrirja e ngadalëson rritjen e baktereve, por jo domosdoshmërisht i vret ato. Rreziku qëndron nëse ju keni lënë një akullore të hapur në frigorifer, e cila tashmë me siguri është kthyer në “shtëpinë”e baktereve. Sapo ta nxirrni nga frigoriferi, bakteret do të lulëzojnë menjëherë duke shtuar rrezikun e helmimit. Këshillohet të mos konsumoni akullore, paketimi i së cilës lë për të dëshiruar, sepse jeni në rrezik. Sigurohuni që akullorja është tërësisht e ngrirë dhe jo e qullët. Sigurohuni që frigoriferi gjithashtu të jetë i ngrirë në mënyrë solide. Nëse blini një akullore në market, ajo shkrin rrugës për në shtëpi dhe nëse ju e fusni sërish në frigorifer jeni sërish të rrezikuar nga bakteret. Akulloret e pahapura ose të ruajtura në mënyrë perfekte në -17 gradë celcius mund të jenë të sigurta për konsum deri në 2 muaj. Nëse planifikoni ta mbani më gjatë se aq atëherë mbështilleni me karton ose qese plastike me vakum për të ruajtur cilësinë e akullores. Si të dalloni një akullore jo cilësore Nëse dëshironi të mësoni se si dallohet një akullore që nuk është cilësore, duhet ta shikoni me kujdes. Akulloret që janë të prishura e që jo domosdoshmërisht kanë një shije të keqe kanë kristalë akulli të formuar në majë të saj dhe në bishtin e kaushit të paketuar. Akullorja më e mirë…bëhet në shtëpi Sidoqoftë, akulloret janë një mënyrë shumë e mirë për të marrë yndyrna të shëndetshme, kalcium, enzima, vitamina dhe minerale, gjithnjë nëse përdor qumësht të vërtetë, vezë të vërteta dhe shurup të shëndetshëm. Pregatitja e akullores është diçka shumë e thjeshtë edhe nëse nuk keni kohë ose dëshirë. Mjafton të bëni një zgjedhje mes vajrave vegjetalë, antifriz-it, bojërave të vajit, pastruesit të bojës dhe asaj lëndës që shkatërron parazitët dhe ushqimeve të vërteta. Recetat janë të ndryshme dhe variojnë nga shija por kryesisht një recetë e thjeshtë kërkon qumësht, vezë, sheqer, reçel, niseshte, vanilje, arra ose bajame. /Agroweb

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix1 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix1 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix1 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix1 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix1 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix1 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix1 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix1 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet1 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook