Lidhu me ne

Aktualitet

Abbas, agjent i KGB-së?

Mahmoud Abbas, kreu i Autoritetit Palestinez, ka qenë një spiun i shërbimit sekret sovjetik, KGB, i rekrutuar në vitet ’80 në Damask të Sirisë. Pretendimi vjen nga dy kërkues izraelitë, Isabella Ginor dhe Gideon Remez të Universitetit Hebraik në Jeruzalem, sipas të cilëve emri i Abbas, rezulton i asociuar me nofkën “Krotov” në dosjet e arkivit të Vasili Mitrokhin, ish-zyrtari i Arkivës së KGB-së që kaloi në perëndim në vitin 1992 bashkë me një sasi dokumentesh që ai pretendon se i ka kopjuar nga origjinali.

Mediat izrealiet i kanë bërë vend lajmit duke lidhur faktin se i dërguari aktual i Presidentit rus, Vladimir Putin në Lindjen e Mesme, Mikhail Bogdanov, ka qenë në të njëjtën kohë në Damask kur aty ka qenë edhe Abbas. Së fundmi, Bogdanov po përpiqet për një samit dypalësh mes kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu dhe Mahmoud Abbas, ndërkohë që lajmi për lidhjet e këtij të fundit me KGB-në është përhapur në mediat kryesore në botë. Një nga kërkuesit, Gideon Remez deklaroi në stacionin televiziv izraelit “Channel 1” se “ne menduam se ishte e rëndësishme publikimi i dokumentit në kontekstin e përpjekjes ruse për të organizuar një samit mes Abbas dhe Netanyahu, pikërisht për shkak të së shkuarës së përbashkët të Putin dhe Abbas në KGB”.
Çka do të thotë se akti në vetvete ka më shumë natyrë politike sesa historike i shërbyer qartë për synime që duan të neutralizojnë një përpjekje diplomatike të Moskës.

Kolgia e Remes, Isabella Ginor, i tha gazetës amerikane “New York Times” se “ne nuk e dimë se çfarë ndodhi më vonë dhe nëse Abu Mazen(emër tjetër i Abbas) vazhdoi të punonte për sovjetikët”, duke lënë të kuptohet se dokumenti është përcëllues por nuk vërteton diçka me saktësi. Pala palestineze e ka hedhur poshtë implikimin e bërë duke e lidhur atë vetëm me përpjekjen për samitin, i cili e vendos kryeministrin izraelit sidomos në një cep tjetër të tryezës diplomatike me administratën Obama që ndodhet në vështirësi në Lindjen e Mesme(http://www.nytimes.com/2016/09/08/world/middleeast/mahmoud-abbas-israel-…).
Në planin historik, të vërtetësisë së qenies së Abbas spiun i KGB-së, agjencia ruse shtetërore e lajmeve “Sputnik” ka bërë një replikë me pretendimet duke sugjeruar disa kundërargumente.

Sipas “Sputnik” Abbas ka përfunduar doktoraturën në Moskë në vitin 1982, e më pas shkoi në Tunizi. Hamendësimi që bëhet këtu është se përveç faktit se në arkivën e Mitrokhin, Abbas shfaqet nën rubrikën “përpjekje për rekrutim”, KGB-ja kishte mundësi rekrutimi që gjatë qëndrimit të tij në Moskë.

Më tej agjencia ruse merr në shqyrtim edhe dokumentet e Mitrokhin, në të cilat pseudonimi “Krotov” shfaqet dy herë: njëherë në faqen 40, shoqëruar me inicialet I.A, çka nënkupton se ai është një qytetar sovjetik, i kombësisë ruse, dhe së dyti në faqen 47, me numër rendor 244 ku ai cilësohet si agjent i KGB-së.
Ky dublim në përdorimin e pseudonimit të njëjtë vlerësohet si inkosistencë në vërtetësinë e arkivës Mitrokhin. Për ta mbështetur këtë tezë sillet në kujtesë ajo që vetë ky i funkst ka deklaruar:

“E shkrova me nxitim dhe për paspjë dosa shënime që i kamë bërë për të shoqëruar rrëfimin tim morën një ton emocional, duke krijuar shpesh një narrativë të pabalancuar”(https://sputnikneës.com/europe/20160909/1045143075/mahmoud-abbas-kgb-claim.html).

Ky është interpretimi, por shënimi “agjent” krahas emrit të Abbas, ose është një gabim, ose vështirë se hyn te paragrafi që citon Mitrokhin. Është pra një luftë informative që lidhet me diskreditimin pse jo të Abbas përpara një samiti që godet pozitat e ShBA-së në Lindjen e Mesme.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix12 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske12 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore12 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet17 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook