Si e përshkruante media francezë ceremoninë e dasmës, të qarat e nuses si të ishte dita e saj më e tmerrshme

 

Të qara me ulurima deri sa të dëgjontë i fundit i katundit ose i lagjes… se kështu e donte zakoni… Kjo është një ndër detajet e rëndësishme të cermonisë së dasmave të vajzave shqiptare në komunizëm.  Është një zakon që në fakt është trashëguar më heret. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës kur vajza lë shtëpinë e prindërve, por se përmes të qarave duhet të tregoje se sa shumë i doje prindrit e sa  e “ fisme” ishe, se nuk dëshiroj të lije prindërit “për të shkuar të burri”. Këtë adet duhet ta respektonin të gjitha nuset në momentin kur vëllai apo një i afërm tjetër i familjes, i merrte prej krahu për t’i përcjellë tek pragu i derës, atje ku ishin krushqit duke pritur ta marrin në dorëzim.

Në të shumtën e rasteve dhëndri mungonte… mes krushqve… Nusja e dhëndri shiheshin në fund të ceremonisë në shpinë e dhëndrit, madje të hënën, një ditë pas dasmës sepse nusja merrte me vete një krushkë e cila flinte atë natë me nusen në shtëpinë e dhëndrit… Këto zakone të ceremonisë martesore shqiptare janë përcjellë në mediat franceze në vitin 1980. Gazetari Ilir Ceci e ka publikuuar foton e faqes së parë të njërës prej tyre, ku shfaqet nusja në ditën e saj më të lumtur duke qarë më sa fuqi ka. Në krah të saj është i vëllai, i larë me lot gjithashtu, se po përcjell nga dera motrën e tij nuse….… Një pamje “tmerri” të ditës së dasmës e përcjell në vitin 1980 një media franceze në faqen e parë të saj.

nuse-ne-kohen-e-komunizmit

Bej like ne facebook portalin PODIUMI.COM