Lidhu me ne

Aktualitet

Shukriu, jo vetëm brekë grisur por edhe me zemër të dobët

shukri-xhelili-300x193-1

Gjykata e Krimeve të Rënda cakton dy mjekë kardiologë për të analizuar gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili. Nëpërmjet avokatëve, Xhelili, i akuzuar për shpërdorim detyre të personave që ushtrojnë funksione publike, kërkon të shmangë masën “arrest me burg”. Kryebashkiakët dhe të dënuarit “VIP” të botës së krimit dalin të “sëmurë”.  

Gjykata e Krimeve të Rënda iu ka kërkuar dy ekspertëve kardiologë që të nxjerrin një raport përfundimtar për gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili.

Ai ndodhet në dhomat e paraburgimit prej tre muajsh, për akuzën e shpërdorimit të detyrës të funksionarëve të lartë publikë.

Ditën e djeshme dy mjekët kardiologë pasi bënë betimin para gjykatës, pritet që të nisin ekzaminimet për të përcaktuar nëse Xhelili vuan ose jo nga probleme kardiake dhe nëse po, a i rrezikohet jeta nëse qëndron në dhomat e paraburgimit.

Ish-kreu i Bashkisë Dibër, që u arrestua një ditë pas transmetimit të video-skandalit, ku i kërkoi vajzës 20-vjeçare Anisa. A marrëdhënie seksuale në këmbim të një vendi pune, aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në pritje të vendimit gjyqësor.

Avokati mbrojtës i Xhelilit ka kërkuar lirinë e klientit me pretendimin se po i rrezikohet jeta në qeli, pikërisht për shkak të problemeve kardiake.

Në lidhje me gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut, ekspertet do të paraqesin një raport, të cilin do ta dorëzojnë në gjykatë në datën 20 shtator.

Më pas, trupi gjykues do të vendosë për ndryshimin apo jo të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun.

Ndërkohë, burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se brenda kësaj jave prokuroria duhet të përfundojë hetimet dhe ta dërgojë në gjyq dosjen për Shukri Xhelilin.

Ish-kryebashkiaku ka provuar disa herë në gjykatë që të ndryshojë masën e sigurisë, por në çdo rast është vendosur të lërë në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg pa afat”.

Një praktikë e tillë, që pas arrestimit zyrtarët e lartë dhe persona “VIP” edhe të botës së krimit nxjerrin si alibi për të lënë qelitë problemet shëndetësore është ndjekur edhe më parë.

Arrestimi i bujshëm i ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika, i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me dhënien e një leje ndërtimi në qendër të qytetit.

Ndalimi i tij u krye pas një urdhër-arresti të lëshuar nga ana e prokurorisë, por qëndrimi në qeli i Gjikës zgjati vetëm pak orë.

Menjëherë pasi u shoqërua në komisariat u tha se kishte shfaqur probleme kardiake.

Më pas u dërgua në Tiranë në një spital privat dhe më pas masa e sigurisë, e cila ishte detyrim paraqitje, duke e argumentuar këtë masë të lehtë gjykata me gjendjen shëndetësore të Gjikës.

Në të njëjtën formë tentoi të lërë qelinë edhe ish-deputeti Mark Frroku, por që më pas u rrëzua nga gjykata.

Ndërsa të shumtë janë personazhe “VIP” të botës së krimit që kanë lënë burgun para kohe, duke paraqitur në gjykatë akte të dyshimta ekspertimi që i nxjerrin të dënuarit me probleme shëndetësore.

Ndërsa në lidhje me çështjen e Shukri Xhelilit dy mjekët kardiologë do të paraqesin më datë 20 të këtij muaji raportin përfundimtar ndaj të pandehurit.

Pavarësisht vendimit që do të merret institucioni i akuzës pritet që në javët në vazhdim të dërgojë për shqyrtim në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen penale ndaj Shukri Xhelilit./Mapo

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix12 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske12 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore12 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet17 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook