Lidhu me ne

Aktualitet

Partitë në Shqipëri, pa standarde, jodemokratike dhe jotransparente

pd-ps-ak-frd-lsi

Partitë politike në Shqipëri karakterizohen nga mungesa e transparencës financiare, e demokracisë së brendshme dhe e standardeve. Këto janë përfundimet kryesore të raportit për vitin 2016 të Transparency International, organizatës më të rëndësishme kundër korrupsionit në botë.

Raporti thekson mungesën e pavarësisë së institucioneve që duhet të mbikëqyrin aktivitetin e partive, si Komisioni Qendror Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor apo gjykatat. Ndërhyrja politike gjatë vendimmarrjes është shkaku kryesore që këto institucione nuk mund të luftojnë korrupsionin dhe të mbrojnë interesat publike.

Më poshtë, disa nga përfundimet dhe rekomandimet kryesore të raportit :

Përfundime:

  • Qytetarët kanë humbur besimin në partitë politike dhe kanë vlerësuar dobët performancat e tyre në vitet e fundit. Ata shprehen se promovimi i personave me precedentë penalë nga partitë politike ka ulur më shumë integritetin dhe nivelin e besimit.
  • Përqëndrimi i pushtetit në duart e liderit është lehtësuar shumë nga sistemi zgjedhor, sipas të cilit listat elektorale janë të mbyllura dhe hartohen nga drejtuesit.
  • Karriera e anëtarëve brenda në parti varet më shumë nga afërsia me liderët, ndërsa forumet e strukturat partiake kanë shumë pak rol në vendimmarrje.
  • Roli i strukturave partiake në hartimin e programit, organizim apo orientimin politik është dobësuar në pesë vitet e fundit.
  • Studimet e fundit për demokracinë e brendshme në partitë kryesore – PS, PD dhe LSI- tregojnë se parimi “një anëtar, një votë” është i pavlefshëm kur përballet me konkurrencën artificiale apo inekzistente, veçanërisht në garat për kryesinë.
  • Në statutet e tre partive më të mëdha në vend (PS PD LSI) flitet për parime demokratike, zgjedhje për drejtuesit e partisë apo të tjera procese vendimmarrëse. Por praktika ka treguar se statutet injorohen dhe rregullat brenda partive shkelen.
  • Pavarësisht se Kushtetuta parashikon publikimin në mënyrë të vazhdueshme të burimeve financiare dhe shpenzimeve nga partitë politike, kuadri ligjor për zbatimin e saj është i paplotë.
  • Partitë nuk janë të detyruara të raportojnë dhe publikojnë financat e tyre gjatë fushatës elektorale, çka nuk siguron informacion dhe transparencë për qytetarët.
  • Transparenca financiare e partive në praktikë është në nivele shumë të ulëta. Një monitorim nga organizata MJAFT! tregon se partitë e mëdha raportojnë fonde dhe shpenzime nga 2 deri në 6 herë më të ulta nga ato realet.
  • Pavarësia e institucioneve mbikqyrëse si KQZ, Kolegji Zgjedhor apo Gjykata e Apelit për cështje të administratës zgjedhore nuk është gjithmonë e garantuar. Kjo ka sjellë ndërhyrje nga partitë dhe njëanshmëri në vendimet e tyre.
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pengohet nga ndërhyrjet e partive pasi janë këto që emërojnë anëtarët e tij. Pavarësisht se anëtarët bëjnë një betim paanshmërie, vitet e fundit ndikimet politike kanë qenë të dukshme.
  • Burimet njerëzore të KQZ-së për mbikëqyrjen e financimit të fushatave – vetëm dy punonjës – janë të pamjaftueshme, duke ia transferuar një pjesë të punës auditorëve të jashtëm. Këta të fundit, në mungesë të shtysave, nuk kanë mbikëqyrur siç duhet partitë politike dhe financat e tyre.
  • Mbulimi mediatik favorizon partitë e mëdha në praktikë, në dëm të atyre të voglave dhe kandidatëve të pavarur dhe nuk i jep informacion të mjaftueshëm votuesve mbi alternativat politike.

Rekomandime:

  • Partitë politikë duhet të  publikojnë në mënyrë të vazhdueshme burimet e financimeve dhe shpenzimet e tyre.
  • Ato duhet të publikojnë biografitë e detajuara të kandidatëve për deputetë apo kryetar bashkie.
  • Partitë duhet gjithashtu të rrisin standardet në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve apo zyrtarëve të tjerë publikë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix12 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske12 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore12 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet17 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook