Kryesore
Hej ç’hyzmet të bëra, o Baba Hashash, sa një degë lisi, m’u bëre i trashë!
Të mbolla-të rrita,
si një kanakar,
të ndenja te koka,
gjithë këtë behar.
Po ti ma shpërbleve,
gjithë atë hyzmet,
jeshilove vendin,
e u bëre det.
Hej ç’hyzmet të bëra,
o Baba Hashash,
sa një degë lisi,
m’u bëre i trashë!
Të mbolla-të rrita,
puna vajti tel,
dhe pak e do piqesh,
edhe do të vjel!
Mezi të shpëtova,
nga zhegu-nga vapa,
jam me frikë në zemër,
s’di ç’do bëhet mbrapa!
Të këndova këngë,
që me gaz të piqesh,
është gjynah nga Zoti,
që tani të digjesh!
Ne mezi të presim,
o pikë e floririt,
po të vunë sëpatën,
“bandat” e Tahirit!
Dhe këtë behar,
që ja bëre fora,
ma preve hashashin,
mor t’u thaftë dora!
T’u qep xha Saliu,
çdo ditë prit e prima,
që mori mesazhe,
edhe nga Qivrima!
Prisja të të merrnim,
dhjetëra miliona,
po na vanë për mut,
edhe lekët tona!
Të mbolla-të rrita,
të bëra si dash,
po të vunë zjarrin,
o Baba Hashash!
Të shikojmë nga larg,
dhe qajmë me lot,
ah-të zestë ne,
që s’të mbrojmë dot!
Kemi shkruar letra,
gjer në qeveri:
“Përse po e prishni,
këtë bukuri!?”
Bukuri të tillë,
kurrë s’keni parë,
rritur radhë-radhë,
porsi palikarë!
Kisha porositur,
portofol të trashë,
po të dogji Rama,
o Baba Hashash!
Kur u rrite shumë,
thamë se na la,
po me qeverinë,
s’u bëka shaka!
Thamë se Edvini,
bëri një sy qorr,
po si me fushatë,
hashashi u korr!
I gjithë mundimi,
se ç’na shkoi kot,
sa s’na mbeti farë,
që të mbjellim mot!
Po këta shejtanë,
ëndrrat t’i këpusin,
të lënë e të lënë,
dhe në fund ta fusin!
Dhe në fund ta fusin,
kur ke lekët pranë,
ah-mor Edi Rama,
ç’na bëre hatanë!
Arben Duka /Dita
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu