Lidhu me ne

Sport

Guardiola-Mourinho, një histori e gjatë rivaliteti

guardiola-murinjo-420x291

“Ka njerëz shumë më inteligjentë se unë, të cilët përpiqen ta shesin imazhin e tyre në mënyrën më të mirë, ndryshe nga unë, por thellë thellë ata janë të ngjashëm me mua”. Kjo është një prej frazave të Jose Mourinhos në adresë të Pep Guardiolës. Ishte koha kur El Clasico ziente për shkak të dy trajnerëve karizmatikë dhe kjo ndeshje nuk ishte thjesht një betejë mes dy gjigandëve spanjollë por edhe një duel mes dy trajnerëve që hapat e parë i kanë hedhur bashkë. Në vitin 1997, Bobby Robson i bashkoi të dy nën të njëjtën çati sepse ai kishte në skuadër një lojtar model si Guardiola, ndërsa Mourinho u bë pjesë e stafit drejtues të klubit. Por ishte pikërisht Mourinho ai që u bë një nga njerëzit më të urryer në “Camp Nou” pas atij kualifikimi të vuajtur të Interit në gjysmëfinalen e vitit 2010 dhe që prej asaj kohe ai konsiderohet si një armik në Katalonjë. Ishte pikërisht fakti që Guardioa drejtonte Barcelonën, që e shtyu portugezin të merrte drejtimin e Realit të Madridit, pasi dueli me kolegun sanjoll u kthye në një qëllim në vetvete për “Special One”.

Mourinho kërkonte me çdo kusht që të thyente hegjemoninë e vendosur nga katalanasit në Spanjë por kohët kalojnë dhe ironia e fatit i vendos sërish përballë njëri tjetrit. Ata do të jenë padyshim protagonistët më të mëdhenj të një prej ndeshjeve derbi më të nxehta të planetit, Manchester United-Manchester City. Jetojnë në të njëjtin qytet dhe thithin të njëjtin ajër. Shtëpitë e tyre janë vetëm pak km larg dhe të dy synojnë mbi të gjitha të dalin fitues për shkak të rivalitetit të vjetër mes dy skuadrave. Gjithsesi, nëse kthehemi pas në të shkuarën, Guardiolës i japin të drejtë statistikat pasi ai numëron 5 fitore, 2 humbje dhe 4 barazime në El Clasicot përballë Mourinhos. Stile të ndryshme loje, filozofi diametralisht të kundërta dhe një marrëdhënie që nuk ka qenë asnjëherë korrekte sepse dihet publikisht që të dy nuk kanë simpati për njëri-tjetrin.

Botët e dy trajnerëve u përplasën edhe gjatë vitit 2008 kur Barcelona po planifikonte emërimin e Mourinhos në stol, por në mënyrë surprizë ishte
Guardiola ai që u ul në kolltukun luksoz të blauganave. Një veprim që helmoi gjakun e portugezit, i cili u betua për ta luftuar përjetësisht rivalin e tij dhe arriti të ndërtonte një imazh të tijin edhe larg Katalonjës duke drejtuar disa nga klubet më të mëdhenj të kontinentit. Tashmë ata janë pjesë e një tjetër kampionati prestigjoz dhe me siguri Premier League dhe Derbi i Manchesterit fiton më shumë peshë në arenën ndërkombëtare sepse Mourinho dhe Guardiola rrisin edhe më shumë kuotat e kësaj sfide që edhe pa ata të dy në stol, konsiderohet si një prej dueleve më epikë të futbollit modern.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix1 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix1 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix1 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar1 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix1 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar1 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook