Kryesore
Derbi ballkanas i takon Shqipërisë (Video)
Kombëtarja e Shqipërisë e ka filluar aventurën drejt ‘Rusia 2018’ me një fitore 2-1 ndaj Maqedonisë.
Shqipëria ishte më e mirë në këtë takim kualifikues dhe kjo ishte një fitore e merituar për Kombëtaren e shqiptarëve.
Ndeshja filloi me golin e Armando Sadikut në minutën e nëntë, pas një asistimi nga Elseid Hysaj.
Vendasit nuk u ndalën pas golit, ata sulmuan vazhdimisht, por nuk arritën të jenë konkretë para portës kundërshtare dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e para.
Mysafirët barazuan me anë të Egzijan Alioski në minutën e 51-të pas një gabimi të Burim Kukelit.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 76-të për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe kështu rifilloi sot (e martë) në ora 14:00.
Në minutën e 89-të erdhi goli i fitores nga Bekim Balaj pas një asistimi të Ledian Memushajt.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria ka tri pikë në Grupin G, aq sa kanë Spanja dhe Italia. /Telegrafi/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu