Lidhu me ne

Kryesore

Tahiri-Veliaj, duel i “ashpër” prej meteorologësh

Veliaj-Tahiri-1024x779_3

Parashikimet nga rrjetet meteorologjike vendase dhe të huaja që paralajmërojnë reshje të dendura shiu në vendin tonë, e kanë detyruar kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, që të ftojë shtabin e emergjencave për të ndarë detyrat për 24 administratorët dhe për të gjitha ekipet lokale të ndihmës, si dhe marrjen e të gjitha masave për përballimin e problematikave që mund të shfaqen gjatë mbrëmjes së sotme dhe ditës së nesërme.

Bashkia e Tiranës ka angazhuar të gjitha ndërmarrjet e saj për të ndërhyrë e ardhur në ndihmë të qytetarëve për çdo situatë emergjente që mund të krijohet. Ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune dhe do të jenë në terren, në shërbim të qytetarëve nga mbrëmja e sotme, së bashku me administratorët e 24 njësive administrative”, thuhet në deklaratën e Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë, edhe ministria e Punëve të Brendshme është parë e angazhuar për herë të parë në rrjetet sociale, lidhur me parashikimin e motit dhe masat që duhen marrë.

Nisur nga situata e pritshme që pritet të krijohet nga intensiteti i lartë i reshjeve në datat 5 dhe 6 Shtator 2016, Ministria e Punëve të Brendshme u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale të marrin masa parandaluese dhe reaguese në kohë. Për këtë arsye, Ministri i Punëve të Brendshme ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencës në çdo Prefekturë e Bashki, duke vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacioanale për të reaguar sipas situatës. Ndërkohë Drejtoritë e bordeve të kullimit, strukturat e hidrovorëve, si dhe OSHEE, jane njoftuar te nisin nga puna menjëherë për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura. Ministria e Punëve të Brendshme këshillon gjithashtu qytetarët të tregohen të kujdeshëm në lëvizjet gjatë orëve të reshjeve intensive të shiut”, – shkruhet në njoftimin e MPB.

Në këtë mënyrë ministri i Brendshëm Saimiri Tahiri dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, dy yje në shkëlqim në PS, të cilët rivalizojnë gjithashtu edhe për lidershipin e ardhshëm të Partisë Socialiste pas Edi Ramës, kanë hyrë në një duel në distancë për të njëjtën çështje, në përpjekje për të treguar se cili prej të dyve ka modelin më efikas për çështjen sinoptike dhe meteorologjike./Mapo

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix3 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske3 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore3 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet8 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook