Kryesore
Cili shtet ka ushtrinë më të fuqishme në rajon!
Global Firepower (GFP) ofron një pasqyrë të veçantë të dhënave analitike mbi forcat ushtarake sot. Në këtë rangim përfshihen 125 shtete, e që ofron një sërë faktorësh krahasuar me fuqinë ushtarake të një vendi.
GFP kryesisht bazohet në kapacitetet potenciale të luftës konvencionale në secilin vend – luftë tokësore, ujore dhe ajrore.
Rezultati përfshin vlerat që lidhen me burimet, financat, gjeografinë dhe mbi 50 faktorë të ndryshëm që japin vlerësimin final, i quajtur Indeksi i Fuqisë (Power Index).
Indeksi i pushtetit në vlerë prej 0.000 paraqet një vlerë të përsosur.
Nga shtetet e rajonit, në analizë janë përfshirë Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Serbia.
Më së miri është ranguar Kroacia, e cila zë vendin e 68-ë, më pas Serbia (83), Shqipëria (90), Sllovenia (111) dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 120-ë.
Kosova, ndërkaq, nuk paraqitet në këtë vlerësim pasi që shteti i ri ende nuk e ka ushtrinë e formuar.
Vendin e parë për ushtrinë më të fuqishme e zë SHBA-ja, e pasuar nga Rusia, Kina, India e Franca. Në vendin e 6-të është Britania e Madhe, në të 7-in Japonia, ndërsa Turqia, Gjermania dhe Italia përmbyllin top 10-en e ushtrive më të fuqishme në botë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu